Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Inspektohet programi bėrthamor iranian


E hėne 20 Shkurt 2012 9:32

 

Një ekip i inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë udhëtuar në Iran ku do të qëndrojnë dy ditë për të biseduar në lidhje me programin bërthamor iranian.

Udhëheqësi i ekipit, Herman Nakarts tha para nisjes së “prioritetet kryesore mbesin dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit”.

Irani po shkon tutje me këtë program, për të cilin ai thotë se është paqësor, me gjithë sanksionet ndërkombëtare dhe kërcënimet për sulme ushtarake të Izraelit.

Uashingtoni dhe Londra i kanë bërë thirrje Izraelit që të tregohet i përmbajtur, duke kërkuar që t’i lë hapësirë sanksioneve të tregojnë efektin e tyre.

Në kuadër të sanksioneve është një marrëveshje me vendet evropiane për të mos blerë naftë iraniane.

Të dielën Irani është kundërpërgjigjur, duket njoftuar se do ta ndalojë shitjen e naftës për kompanitë franceze dhe britanike.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve