TIRANË - Në kuadrin e “Ditës Botërore të Librit”, Instituti i Sociologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Europës Juglindore të Tetovës, Universitetin “Marin Barleti” dhe Shtëpinë Botuese “Dudaj” nga data 19-24 prill 2010, organizuan “Javën e librit”.
Në ambientet e Universitetit "Marin Barleti" qëndroi për disa ditë i hapur "Salloni i Librit" ku të gjithë autorët, botuesit dhe miqtë e librit ishin të ftuar të sjellin dhe promovojnë librat e tyre, apo libra që i konsiderojnë të rëndësishëm.
Biseda me studentët dhe të interesuarit e tjerë, shkëmbime librash si dhe debate mbi rëndësinë e librit sot dhe të ardhmen e tij ishin tema të bisedave që organizoheshin në këtë sallon gjatë kësaj jave.
"Java e Librit" e organizuar nga Instituti i Socilogjisë dhe Universiteti "Marin Barleti" u mbyll me aktivitetin e ditës së Shtunë, (dt. 24 prill 2010 ora 10:00 - 13:00) kur u prezantua seria e librave të prof. Servet Pëllumbi, drejtor akademik i Institutit të Sociologjisë (10 libra të periudhës 2000-2010). Tjetër ngjarje e rëndësishme e së shtunës ishte prezantimi i veprës "Fjalori i Sociologjisë", i dr. Ali Pajazitit, UEJL të Tetovës, e para vepër e këtij lloji dhe përmase në gjuhën shqipe.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)