Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Institucionet shkelin Ligjin pėr administrimin e pasurive tė konfiskuara


E hėne 20 Shkurt 2012 9:27

 

Institucionet e Kosovës konfiskuan mallra me vlera milionëshe gjatë vitit 2011, por atë e administruan dhe e menaxhuan secila për vete, ndonëse shteti e ka të themeluar institucionin përkatës për këtë, Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar institucionet e shtetit, nga veprat e kundërligjshme kanë konfiskuar pasuri të ndryshme, që nga stolitë e arit dhe argjendit, cigaret, derivatet, pijet alkoolike, telefonat, barnat e deri te kamionët dhe kafshët e ndryshme.

Por shumë pak prej tyre i ranë hise t’i menaxhojë organi përkatës, i themeluar me ligj. Shumica prej tyre u menaxhuan nga vetë institucionet që bënë konfiskimet, duke shkelur Ligjin i cili ia jep këtë të drejtë vetëm Agjencisë.

Më së shumti konfiskime të mallrave rezulton të ketë bërë Dogana e Kosovës, ndërsa pasuri kanë sekuestruar dhe konfiskuar edhe Policia, Administrata Tatimore dhe institucione të tjera, siç janë Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.

Por Agjencia për administrimin e këtyre pasurive konfirmon të ketë në dorë vetëm një vlerë të vogël të pasurisë së konfiskuar, në vlerë prej afro 200 mijë eurosh, që është grumbulluar gjatë 2011-s dhe fillimit të këtij viti.

Të gjitha këto fakte i kanë pranuar edhe drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Rrahim Rama, kryeshef i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, ka deklaruar për gazetën se deri më tani institucioni menaxhon pasuri të tilla bazuar vetëm në 22 vendime të marra gjatë vitit të shkuar dhe fillimit të këtij viti.

“Pasuritë e sekuestruara ose të konfiskuara që janë administruar dhe administrohen nga Agjencia janë: kafshë kontrabandë, kamionë dhe makineri e rëndë, si dhe bizhuteri ari”, ka theksuar Rama.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve