Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Inter – Ēelsi, ēasti i sė vėrtetės

Dy gjigandėt e Europės do tė pėrballen sot nė mbrėmje nė “San Siro”, nė njė sfidė ku spektakli dhe emocionet janė tė garantuara.

E mėrkure 24 Shkurt 2010 18:16

 

Në kampionat zikaltrit dominojnë plotësisht dhe tani është koha për të treguar se janë në gjendje të ecin edhe në Europë. Megjithëse në letër Çelsi mund të shihet si favorit, nuk duhet harruar se Interi nuk ka asnjë humbje në fushën e vet në këtë sezon (nga ana tjetër, Hoze Mourinjo do kërkojë ta ruajë të paprekur rekordin e tetë viteve rresht pa humbur në shtëpi).

Për Mourinjon në dyshim janë mbrojtësit Materaci dhe Santon. Në bazë të këtij të fundit do të kushtëzohet edhe formacioni që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme. Nëse Santon ia del të jetë i gatshëm, atëherë Zaneti do të luajë në mesfushë. Në rast të kundërt, kapiteni do të aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, duke lënë vend për një alternativë tjetër në mesfushë.

Kurse Çelsi ka arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në pesë nga gjashtë sezonet e fundit. Aktualisht Blutë e Londrës po kalojnë një formë të shkëlqyer si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Ndoshta avantazhi i Çelsit në takimin e sotëm është fakti që trajneri Ançeloti e njeh mirë Interin, por gjithsesi kjo nuk mund të krahasohet me njohjen që ka Hoze Mourinjo për Çelsin. Për londinezët nuk do të jenë në dispozicion Esien, Eshli Kol, Bosingva, Zhirkov dhe Deko, ndërsa rikthehen Lampard, Aleks dhe Beleti./start/

 

Inter – Çelsi, formacionet e mundshme:

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Muntari, Thiago Motta; Sneijder; Eto’o, Milito. Trajner: Mourinjo

Çelsi (4-3-3): Cech; Belletti, Terry, Carvalho, Ivanovic; Mikel, Ballack, Cole; Lampard, Drogba, Anelka. Trajner: Ançeloti

Gjyqtar: M. Gonzales (Spanjë)

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve