Në qendrën trajnuese, pranë selisë së Komunës së Novobërdës, u mbajt takimi: “Vlerat kulturo-historike të Novobërdës –modelet e afirmimit të saj”. Në këtë takim mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, si dhe Kryetari i Kuvendit të Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri. Me këtë rast, Ministri Valton Beqiri duke përkrahur këtë nismë për afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore theksoi se, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturo – historike janë prioritet i MKRS- së duke përfshirë këtu edhe komunën e Novobërdës. Ai, gjithashtu, theksoi se MKRS në vitin 2009 ka ndarë 40.000 Euro për hartimin e projektit të studimit për Novobërdës, ndërkaq, për vitin 2010 për implementimin e këtij projekti MKRS ka ndarë shumën prej 100.000 Euro. Edhe përkundër buxhetit të limituar, shtoi ai, edhe në të ardhmen, MKRS do të angazhohet për realizmin e projekteve që begatojnë promovimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore në varësi të MKRS-së, organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, Kryetari i Komunës së Novobërdës,Bajrush Ymeri, theksoi se, Kalaja e Novobërdës me objektet e saj përcjellëse është një monument i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për këtë komunë por edhe për vendin tonë.Më tutje, ai theksoi se, aktualisht, Kuvendi Komunal i Novobërdës po angazhohet për zhvillimin e turizmit rural, i cili, që nga viti paraprak me ngritjen e Qendrës Turistike që ka investuar CARE International, tashmë kemi filluar t’i korrim rezultatet e para.Ndërkaq, përfaqësuesi i ICO-së, Alessandro Leone, tha se ICO do të mbështesë angazhimet për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore por edhe zhvillimin e turizmit kulturor, që tashmë ka dhënë rezultate konkrete. /bota sot/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)