Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

iPhone4: Hidhet nė treg produkti i ri i firmės Apple


E enjte 24 Qershor 2010 20:55

Varianti më i ri i iPhone-it doli sot në treg, ndërsa qindra klientë mbanin radhën me padurim para dyqaneve Apple në vende të ndryshme të botës, për të qenë të parët që kanë produktin e ri.

iPhone 4 doli sot për shitje në Japoni, Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA, ndërsa në vende të tjera do të dalë në shitje këto ditë. Shumë admirues të firmës Apple kishin zënë radhën që në orët e para të mëngjesit për të blerë iPhonin.

Kompania mori javën e kaluar një numër rekord porosish, rreth 600 mijë dhe analistët e tregut thanë se Apple mund të vendosë një rekord tjetër, duke shitur 1 milionë telefonë në një ditë të vetme. iPhone 4 është më i shpejtë dhe më i hollë dhe ka shumë opsione të tjera, si atë për të zhvilluar videokonferencë, kryerjen e shumë funksioneve njëkohësisht, si dhe kapacitetin e definicionit të lartë. Ai ka çmimin $199 dhe $299, për modelin që ka më tepër kujtesë.

Megjithëse Apple vazhdon të dominojë tregun e telefonëve celularë të teknologisë së lartë, kompania përballet me një konkurencë të madhe nga kompani të tjera, siç është Google, e cila nxori në treg telefonin e parë celular në fillim të vitit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve