Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Irak: Bajden, Gejts marrin pjesė nė hapjen e misionit tė ri


E mėrkure 1 Shtator 2010 11:36

 

Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts, pritet që sot të marrin pjesë në ceremoninë në Bagdad, me të cilën shënohet fillimi i “Operacionit Agimi i Ri”, që është emri i misionit të ri të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmë dhe këshillim të forcave irakiane.

Derisa z.Bajden, kishte arritur në Irak më herët javën e kaluar, z.Gejts arriti sot në vizitën e paparalajmëruar, disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, e shpalli të mbyllur misionin luftarak në Irak.

Gjatë qëndirmit të tij në Bagdad, zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka synuar t’i bindë irakianët, se megjithë përfundimin e operacioneve luftarake, Shtetet e Bashkuara nuk e braktisin Irakun, por dëshirojnë të ndërtojnë partneritet afatgjatë./rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve