Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Iran, superaeroplani ishte vetėm fotoshop


E enjte 14 Shkurt 2013 4:58

Irani është akuzuar për dezinformata, pasi ka postuar në internet një foto, duke treguar një avion luftarak që patrullon hapësirën ajrore. Dyshohet që superavioni të jetë vepër e falsifikuar me photo shop.

Fotoja synon të tregojë një avion Qaher-313. Blogerët iranian pretendojnë se imazhi u falsifikua duke përdorur Photoshop.

Reflektimi i dritës në aeroplan dhe në kënd të imazhit nuk janë të përputhshme me ambientin. Kjo tregon qartë se në fotografi ka pasur intervenime.

Aeroplani, që u prezantua për publikun në një ceremoni të ndjekur nga presidenti Ahmadinexhad, thuhet të jetë superaeroplani i dytë i prodhuar nga Irani.

Ministri Iranian i Mbrojtjes, Ahmed Vahidi, thotë se avioni ka aftësinë për të mos u zbuluar nga radari.

Irani është i njohur për akuza ndaj mashtrimeve dhe falsifikimeve.

 /mesazhi/



Iran, superaeroplani ishte vetėm fotoshop

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 7 = ?