Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Izraeli autorizon ndėrtimet nė Bregun Perėndimor


E hėne 8 Mars 2010 23:00

Izraeli ka autorizuar ndërtimin e 112 apartamenteve të reja në vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Kjo vjen në kohën kur zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë rajonin. Biden është si zyrtari më i lartë amerikan që viziton rajonin që kur Barack Obama mori postin e presidentit.

Të dielën, liderët e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor u pajtuan për bisedime indirekte me Izraelin.

Izraeli ka premtuar një pauzë 10 muajshe për ndërtimet në Bregun Perëndimor, pa përfshirë edhe Jerusalemin Lindor.

I dërguari amerikan George Mitchell është në rajon për të ndërmjetësuar në atë që e quajti “bisedimet të afërta”.

Por grupet tjera palestineze me bazë në Siri, duke përfshirë lëvizjen islamike Hamas, që udhëheq Rripin e Gazës, refuzuan bisedimet./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve