Izraeli kërkon shtimin e sanksioneve mbi Iranin. Deklarata është nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Teherani po ndjen presionin e masave ndërkombëtare që synojnë të detyrojnë ndalimin e pasurimit të uraniumit. Pas një takimi me homologun japonez në Tokio, Barak tha se ndërsa sanksionet aktuale po japin efektet e tyre, të tjera masa janë të domosdoshme.
Një ditë më parë, SHBA hodhi poshtë deklaratat e republikës islamike se po ecte përpara në programin e saj bërthamor. Washingtoni tha se ajo që kërkon Teherani është të tërheqë vëmendjen nga izolimi diplomatik që sa vjen e rritet. Ndërsa Teherani zyrtar bën me dije se është në prag të zbulimit të një prodhimi të ri, i cili do të mundësonte pasurimin më të shpejtë me uranium. Ndërsa autoritetet iraniane i kanë dorëzuar një letër shefes së diplomacisë europiane Catherine Ashton, ku shprehin gatishmërinë për të rinisur bisedimet për çështjen bërthamore./abc/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull