Mbi mbulesën prej kumashi të vërtetë që peshon 670 kg, përdoren 120 kg ar dhe argjend për perin e përdorur në qëndisjen e ajeteve (pasazheve të Kur’anit).
Në fabrikën Masnaat-ul Kisve ( Fabrikën e mbulesës) të ndodhur në Mekke ku po qëndiset mbulesa e Qabes, punojnë 70 punëtore me kombësi arabe.
Për këtë mbulesë me vlerë rreth 4 milionë euro, përdoret 670kg kumash i vërtetë dhe 720 kg bojë.
Me lartësi 13 m dhe gjerësi 11 m, mbulesa e cila përdoret për të mbuluar Qaben prej guri përbëhet nga 16 pjesë, ndërsa mbulesa e derës së Qabes përbëhet nga 5 pjesë.
Endja, ngjyrosja, qëndisja dhe përgatitja e mbulesës së Qabes zgjat 1 vit.
-Ajetet(pasazhet)e qëndisura me ar
Për ajetet e qëndisura mbi mbulesë dhe për perin e përdorur duhet 120kg ar dhe argjend.
Në pjesën e jashtme të mbulesës së Qabes qëndisen ajete me pe të ndërthurur me ar dhe argjend.
Për të arritur një paraqitje më të bukur të shkronjave, nën shkronjat me ar dhe argjend bëhet pak fryrje. Fryrjet e bëra me pe prej mëndafshi mundësojnë një shikim më të qartë nga larg të shkronjave arabe.
-Do të ndërrohet ditën e Arefesë
Mbulesa e jashtme e Qabes së shenjtë, e quajtur ndryshe Beytullah, “shtëpia e Zotit”, ndryshohet një here në vit.
E futur në ihram në fillim të muajve të haxhit duke mbledhur anët e mbulesës, Qabja del nga ihrami ditën e Arefesë me ndërrimin e mbulesës .
Ndërrimin e mbulesës, të bërë një ditë para Bajramit në kohën kur haxhinjtë ndodhen në Arafat, mund ta shohin vetëm vendasit.
Qabja mbulesa e së cilës ndryshohet me ndihmën e ashensorëve dhe përpjekjet e dhjetëra njerëzve bëhet gati për vizitën e haxhinjve që zbresin nga Arafati.
Ndërsa mbulesa e brendshme me ngjyrë jeshile e Qabes ndryshohet një here në 20 vjet.
-Shtëpia e pare, tempulli i parë
E quajtur si ''Beytullah'' d.mth “shtëpia e Zotit” Qabja e shenjtë njihet si një nga vendbanimet më të lashta të gjeografisë botërore.
Është shtëpia dhe tempulli i pare i ndërtuar në tokë. Arsyeja e quajtjes “Bejtullah” të Qabes ,një nga vendet më të pazëvendësueshme në historinë e njerëzimit është vetëm për të treguar vlerën dhe madhështinë e saj.
Qabja e shenjtë është vendi i shenjtë i vizituar nga gjithë profetët gjatë shekujve me radhë, me lutjen e Ibrahimit dhe Ismailit( as.) është begatuar e gjithë zona, e cila njihet si tempulli më i rëndësishëm.
Pavarësisht transmetimeve se profeti Ismail (a.s) ka qenë i pari që e ka mbuluar Qaben sipas disa opinioneve më të sakta pranohet se i pari që e ka mbuluar Qaben është një nga mbretërit e Jemenit, Esad Ebu Kerib.
Edhe në shekujt më pas Qabja është mbuluar me mbulesa të ndryshme dhe ka transmetime se gjyshi i profetit Muhammed (a.s) Abdulmuttalib e ka veshur Qaben me kisve si falënderim për gjetjen e ujit zemzem.
-Muzeu i Qabes
Në muzeun e Qabes ( Methaful-Kabe) ngjitur me fabrikën e mbulesës ekspozohen mbulesa të vjetra të Qabes, çelësat, dyert, kolonat, ulluqet.
I vizituar nga miliona haxhi të ardhur nga të katër anët e botës Muzeu i Qabes ruhet nën masa të rrepta sigurie./Start/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereQabeja eshte nje vend i shenjte per myslimanet. Duhet te kemi shume besim te Allahu, Ai eshte me i madhi qe drejton te gjithe kete bote. Deshira jone per myslimanet eshte te shkojme gjithashtu ta vizitojme varrin e Muhamedit.as. Ne Qabe ka shum vizitore qe deshirojne te bashkohen me ndijne me afer Zotin, falenderoj Allahun qe kam mesuar rregullat e fese se tij. kjo ishte nje leter e shkurtur qe njerezit te besojne te Allahu, mirupafshim