Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Ja Sin, pėrkthim dhe transkriptim nė shqip

Mbas botimit tė librit “Xhuzi Amme” Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam, kėtė herė vjen nė ndihmė besimtarėve muslimanė me botimin e sures “Ja Sin”.

E shtune 27 Shkurt 2010 18:50

 

Titulli: Ja Sin, përkthim dhe transkriptim në shqip

Përgatiti: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

Numri i faqeve: 66

Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

Fusha: Feja islame, Kurani

 

 

Shumë komentues të Kuranit shpjegojnë se vetë shprehja “Ja Sin, Ti o njeri!”, është thirrje për njeriun që jeton, është i pajisur me virtyte të vërteta njerëzore dhe i aftë për të lexuar e për të nxjerrë mësime nga Libri i Shenjtë. Surja “Ja Sin” me përmbajtjen e saj gjendet pranë zemrës, shpirtit, jetës dhe veprimit të çdo besimtari, për këtë arsye ajo quhet dhe “zemër e Kuranit”. Të gjithë ata që udhëhiqen në jetën e tyre nga mësimet e Kuranit Fisnik dhe porositë e Profetit Muhamed (a.s,), në suren “Ja Sin” do të gjejnë mbështetje të fuqishme morale për të qenë besimtarë të devotshëm. Kjo sure u drejtohet të gjallëve si udhëzim dhe orientim në jetën e kësaj bote, por është edhe lidhje shpirtërore me ata që nuk jetojnë më. Kush rrok thelbin e sures “Ja Sin”, lartësohet shpirtërisht e moralisht, e përsos vetveten dhe, me sjelljen e veprimin e tij, fiton kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit Fuqiplotë.

Libri është konceptuar në mënyrë të atillë që njëra fletë të ketë tekstin arabisht të sures, kurse në fletën përkrah të jetë transkriptimi i sures me shkronja latine dhe përkthimi i vargjeve të saj në gjuhën shqipe. Kjo u jep mundësinë për ta lexuar versionin origjinal atyre që kanë dëshirë ta lexojnë suren në gjuhën arabe.

Për të gjitha këto vlera, shpresojmë se lexuesi shqiptar do t’i vlerësojë përpjekjet tona për të përcjellë tek ai këtë sure të vyer.

 

----------------------------------------------------------------

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization - AIITC

Rr. Ali Demi, P. 14, Ap. 1,

P.O. Box: 2905, Tirana- Albania

Tel: +355 42 382156; Fax/Tel: +355 42 34 00 89;

Fax: +355 42 230303

Mobile: +355 67 20 63 709

E-mail: contact@aiitc.org , aiitc@albaniaonline.net

www.aiitc.org




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 2 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve