Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Jahjaga: Kosova kėrkon njohje nga Egjipti

Nė takimin nė Mynih me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Egjiptit, Mohammed Amr, presidentja Atifete Jahjaga e informoi bashkėbiseduesin pėr progresin qė e ka arritur Republika e Kosovės qė nga shpallja e pavarėsisė sė saj.

E diel 5 Shkurt 2012 10:46

Ajo theksoi se shteti i Kosovës është tashmë një realitet ndërkombëtar i pranuar nga 86 vende të botës dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës buron nga vullneti i popullit të Kosovës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka qartësuar se ajo nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Presidentja Jahjaga në takim me Ministin Amr shtroi edhe kërkesën që shteti i Egjiptit ta njoh Republikën e Kosovës dhe kërkoi përkrahjen e këtij shteti për anëtarësim të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Presidenca bën të ditur se Ministri egjiptian Amr nga ana e tij e vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe theksoi që shteti i Egjiptit po ndjekë me interes zhvillimet në Kosovë dhe është i interesuar që të vendos marrëdhënie të afërta bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Ai rikujtoi që Egjipti edhe pse nuk e ka njohur formalisht Republikën e Kosovës, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Suzana E diel 5 Shkurt 2012 13:55

    Po shumė mirė din kjo Presidentja tė kėrkojė, por tė respektojė tė drejtėn e secilit person, atė nuk e din aspak, sa qė shkoi nė vendet arabe me fund qė nuk mundej ta mbante pa lėviz lart dhe poshtė. E tash kėrkon, kėrko sa tė duash, se nėse nuk respekton edhe nuk do tė respektohesh, jo sot por kurr dhe asnjėherė.Duhet ngre duart prej njerėzve qė kanė turp tė tregojnė pėrkatėsinė dhe religjionin e vet, andaj nuk pres asgjė prej saj, edhe pse nė fakt mua nuk mė nevojitet ajo se jetoj nė tjetėr shtet?! Por mė dhimbsena ata tė tjerėt qė jetojnė nė Kosovė dhe duhet tė paguajnė gafat dhe gabimet e saja me tė hollat e tyre dhe me tė drejtat e tyre....Selamun alejkum

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve