Nga: Eduart Thartori
(Prej Besimtarëve ka burra të tillë që e çuan në vend besën që ia dhanë Allahut. Disa nga ata e mbaruan jetën e tyre në këtë botë (vdiqën) e disa të tjerë janë në pritje. Por askush nga ata nuk e ka thyer atë besë) El Ahzabë 23
Mësojeni diturinë por kurrë nuk do të paguheni tek Zoti nëse nuk do të punoni me të. (Jakup Asipi)
Thirrej ndryshe Mulla Jakupi,
Hoxha i madh i trojeve shqiptare shumë shpejt fitoi zemrat e një publiku shumë të gjerë që nga Sllupçani i tij i lindjes, Maqedonia mbarë, Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Të gjithë ku më pak e ku më shumë e ndjenë shpirtin dhe gjallërinë me të cilat Hoxha Jakup Asipi, prezantonte Islamin.
Në fakt ai ishte ndryshe nga të tjerët, dhe komunikimi i tij me njerëzit kishte tjetër formë. Ai nuk synonte thjesht veshët e publikut të cilit i fliste. Ai synonte zemrat dhe mendjet e tyre. Por që të arrinte deri aty ai duhej të falte zemrën e tij, gjë që ai e bënte pa më të voglin çmim. Fjalët dhe porositë e Mulla Jakupit, ligjëratat e tij, hytbet në xhami e kishin shpirtin dhe zemrën e hoxhës në çdo fjalë që thoshte. Veç kështu ai arriti të rrëmbente zemrat dhe mendjet e pastra sidomos të rinisë por edhe të mbarë publikut që e dëgjonte.
Mjafton një herë të dëgjoje ligjëratat e tij islame dhe e kishe marrë një botëkuptim të gjerë dhe plot jetë për Islamin. Ai veç kështu dinte të të fliste. Ai veç për këtë ishte i prerë.
Nëse sot kur nuk e kemi më mes nesh do të bëjmë vlerësimin e këtij kolosi të Islamit në trojet shqiptare mund të themi shumë mirë se ai ishte një reformator i Islamit ndër shqiptarët.Ai solli fuqinë e Islamit duke e prezantuar atë me të gjitha sferat e tij. Siç thoshte Hoxha: Islami nuk është një korridor i ngushtë nga i cili ka veç një derë nga ku mund të dalësh. Islami është hapësirë që përfshin çdo fushë të jetës.
Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupçan të Kumanovës më 2 Shkurt 1951 nga një familje me taban fetar dhe patriotik të njohur në krahinën e tij. Që në moshë të vogël ai shprehte inteligjencë të rrallë mes moshatarëve, por hallet e një familjeje mesatare të fshatit bënë që ai pas arsimit tetëvjeçar të vazhdonte punën në ndihmë të familjes. Megjithatë dëshira për mësim dhe sidomos fetar bëri që ai të mos i dorëzohej rutinës së përditëshme. Edhe pse në moshë më të madhe se moshatarët e tij Jakup Asipi mbaroi me sukses shkollën e mesme “El Furkan” në Damask nga ku më pas u regjistrua në fakultetin e “Usuli Dinit” (bazat e fesë Islame) në Universitetin e njohur të Al Ez`herit, të cilin e mbaroi me sukses në vitin 1985. Me rastin e 1000 vjetorit të themelimit të universitetit të Al Ez`herit fjala e rastit nga studentët e huaj i`u besua studentit Jakup Asipi, i cili me elokuencën e tij që të bënte për vete, bëri një prezantim të përgjithshëm të Islamit dhe të ardhmes së tij. Aty ai arriti të bie menjëherë në sy nga profesorët e tij. Vlerësimet e larta për të shumë shpejt do të vinin nga të gjithë ata profesorë që e kishin njohur por edhe ata që e dëgjuan në këtë ligjëratë të tij. Ata shikonin te ai, atë që më vonë do të tregonte me veprën e tij, shikonin reformatorin e ardhshëm në trojet e Ballkanit nga ai vinte.
Fillimisht aktivitetin e tij si Hoxhë me një mesazh për të përcjellë, Jakup Asipi e nisi nga Leverkusseni i Gjermanisë, në vitin 1985. Modest në kërkesat e tij materiale, por energjik dhe me shpirt në misionin e tij, Hoxhë Jakupi shumë shpejt e transformoi një faltore të vogël në Leverkussen në një qendër të madhe Islame nga ku mblidheshin të gjithë emigrantët shqiptarë për të dëgjuar mësimet e tij. Mustafa Havolli, një ndër bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Leverkussen do të krahasonte hoxhën Jakup me një lokomotivë të fuqishme, që tërheq shumë vagona pas tij. Ai nuk ishte një hoxhë që kishte një punë për të kryer. Në fakt ai ishte një hoxhë që kishtë një mision të ciliin duhej ta përçonte në sa më shumë njerëz; do të deklaronte në fjalën e tij Mustafa Havolli.
Hoxhë Jakupi ishte një njeri që mbjell fidanë të rinj të një pune të madhe, ashtu siç bëri me qendrën Islame në Leverkussen. Tashmë kishte ardhur rradha që një fidan të tillë të bekuar, Mulla Jakupi ta mbjellë atje në vendin e vet, në Sllupçan të Kumanovës.
Kështu në vitin 1990 Mulla Jakupi kthehet në vendlindje, ku ndryshe nga njerëzit e tjerë ai ecte kundër rrjedhës. Ishin vitet kur kombi shqiptar po rridhte nga trungu i vet, për të shkuar qyteteve të Europës. Atëherë Jakup Asipi tregon se kjo ishte rrjedha jo e duhur për bijte e kombit të tij dhe këtë e bën me shembullin e vet duke u kthyer për të dhënë kontributin e tij në atdhe, atje në fshatin e tij.
Sead Ramadani një ish-nxënës dhe bashkëpunëtor i tij, tregon se menjëherë sapo erdhi në fshat Mulla Jakupi, nisi një varg ligjëratash për diturinë. Ai kishte kuptuar se dobia më e madhe që mund ti bëhej rinisë dhe të gjithë popullit ishte shkollimi i tij. Madje ky ishte edhe mesazhi i parë i zbritur nga Kurani ku thuhet qartazi: “Lexo në emrin e Zotit tënd i cili krijoi”
Hoxhë Jakupi shumë shpejt arriti të mblidhte rreth vetes së tij rininë e fshatit bile të të gjithë zonës së tij. Për herë të parë ai krijoi një model për të gjithë hoxhallarët, të ligjëratave (tribunave) nëpër auditore të universiteteve apo qendrave të ndryshme. Ai fshiu pluhurin e mbetur në opinion se Islami ishte thjesht një besim me ritualet e tij fetare. Ai arriti të prezantojë shembuj të Islamit në çdo fushë të jetës, në xhami, në familje, në sport, në kulturë. Për një fshat më parë nuk konceptohej dot, të kishte aty një bibliotekë, por për Sllupçanin Mulla Jakupi themeloi bibliotekën dhe qendrën kulturore të tij. Gjithashtu me nisma të Mulla Jakupit u themelua edhe ekipi sportiv “Besa” jo vetëm në futboll por edhe në sporte të tjera.
Jakup Asipi ndryshoi shumë koncepte të gabuara që ishin në opinion për Islamin. Ai ua vërtetonte me fakte qëndrimin shumë fisnik dhe aspak fanatik që Islami kishte për të drejtat e femrës. Sipas tij, Islami nuk mund të pranonte që femra muslimane të ishte e pashkolluar, nuk mund të pranohej që shumë pozicione që kanë lidhje direkt me gruan të mos ishin në drejtimin e vetë asaj dhe kjo arrihej vetëm me shkollim hap pas hapi dhe shumë mirë të kujdesshëm për moralin dhe nderin e femrës.
Hoxha Jakup Asipi tregoi me veprën e tij se misioni i hoxhës nuk është si ai i çdo profesionisti tjetër i cili me mbarimin e detyrës së tij përkatëse e linte rrobën e punës dhe vishte rrobën e civilit. Hoxha Jakup Asipi tregoi se Hoxha është edukator për popullin e tij dhe misioni i tij nuk kishte orar ditor apo të natës. Ai ishte përherë aty në hallet dhe problemet e popullit të tij. Ai ishte në gëzimet e tyre por edhe në vuajtjet që kalonin. Sepse Jakup Asipi ishte biri i tyre.
Kohë pas kohe në qiellin e shqiptarisë janë paraqitur re agresioni të cilat janë munduar ta shkatërrojnë identitetin e kombit shqiptar. Sigurisht që ky agresion i armiqve historikë të kombit shqiptar do të përballej shumë herë me demaskimin e hoxhës Jakup Asipi nëpër ligjëratat e tij.
Duke qenë një popull nën sundimin e maqedonasve, trojet shqiptare të Iliridës (Shqipërisë lindore) vuanin nga mohimi i shumë të drejtave njerëzore siç ishin ajo e gjuhës amtare, identitetit kombëtar dhe e pabarazisë ndër-etnike që aplikoheshin nga qeveria maqedonase. Ngritja e zërit në mbrojtje të tyre do të thoshte shkelje e ligjit nga pushteti. Por kjo nuk do ta pengonte Mulla Jakupin që ta thoshte të vërtetën e realitetit të popullit të tij. Ai nuk do të kishte frikë të zgjonte popullin shqiptar në mbrojtje të këtyre të drejtave themelore. Sigurisht ato për hoxhën nuk ishin pa çmim. Shtëpia e tij bastisej shumë herë dhe ai vetë merrej në pyetje në polici ku i bëhej presion për qëndrimet e tij.
Por Hoxha Jakup Asipi në të vërtetë kishte kuptuar se zgjidhja e vetme që pushteti maqedonas i kishte lënë popullit të tij ishte lufta. Kështu ai përgatitet vetë dhe pastaj përgatit edhe popullin e tij për një përballje frontale me armikun maqedonas.
Sllupçani u bë qendra e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) të shqiptarëve në Maqedoni. Të gjithë do të habiteshin kur Hoxha Jakup Asipi në të premten e rradhës para se të jepte kushtrimin do të dilte në minber jo si zakonisht me petkun e Hoxhës. Ai kësaj rradhe ishte i veshur si ushtarak për ti dhënë të gjithëve të kuptojnë se kishte ardhur koha e luftës. Edhe ligjeratat e tij të atyre ditëve kishin në plan të parë pikërisht rezistencën dhe mbrojtjen e të drejtave. Në dëshminë e djalit të tij Sadudinit , në kohën kur vetë ai ishte plagosur babai i tij i jep kurajo duke i thënë se nuk je veç t ii plagosur kështu ka edhe të tjerë, duke mos e ndarë aspak birin e tij nga luftëtarët e tjerë që luftonin në hendekët e rezistencës.
Hoxhë Jakupi bashkë me UÇK arritën ta impononin qeverinë maqedonase që të ulen në bisedime me përfaqësuesit e popullit shqiptar për të pranuar kështu të drejtat e shqiptarëve në marrveshjen e Ohrit. Sigurisht që kjo nuk u arrit pa një çmim të cilin e paguante populli shqiptar, e paguante Sllupcani të cilët dhanë dëshmorë shumë bij të tyre në mbrojtje të kësaj kauze.
Megjithë pasojat e mëdha që la lufta në fshatin e tij, hoxha Jakup Asipi arriti ta riorganizonte jetën shoqërore në vend. Sllupçani tashmë ishte bërë pikë reference për të gjithë muslimanët. Tashmë nga një fshat si gjithë të tjerët Sllupçani ishte bërë i dëgjuar anembanë shqiptarisë bile edhe në diasporë dhe kjo sepse aty ligjëronte Mulla Jakupi.
Por çdo gjë në këtë botë e ka fundin e vet, ashtu sikur e keqja e luftës përfundoi, edhe ëndrrës së bukur që po jetonte Sllupçani po i vinte fundi. Hoxhë Jakup Asipi fliste shumë dhe nuk lodhej, nuk e humbte kohën pa bërë diçka të dobishme për popullin e tij, për misionin e tij islam. Sikur ta dinte qe jeta e tij ishte ne fundin e saj.
Më datën 6 Janar të vitit 2006 Hoxha Jakup Asipi pësoi një aksident automobilistik në autostradën Shkup-Kumanovë kur ishte në kthim me vajzën e tij. Duke ditur që të gjithë komandantët e UÇK-së pas lufte kanë patur një eleminim gjithmonë në rrethana të dyshimta, dosja e këtij aksidenti nuk u lejua kurrë të hetohet gjë që edhe më tepër na bën të besojmë se ai nuk ishte thjesht një aksident…
Për Sllupcanin por edhe për shqiptarinë mbarë, dita e varrimit të Hoxhës Jakup Asipi do të ishte një ditë e rëndë dhe sytë nuk mund ti mbanin lotët. Sllupçani po përcillte birin e tij që i dha jetë nga jeta e tij. Po përcillte atë që ringjalli Islamin në këto troje. Rinia po përcillte hoxhën e dashur që kishte qenë për ta gjeneratori i energjive positive. Hoxhallarët e tjerë me humbjen e tij filluan të kuptojnë peshën e gjurmëve që ai kishte lënë. Të gjithë po kuptonin boshllëkun që ky reformator musliman i shqiptarisë kishte lënë me ikjen e tij.
Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me të, në shoqërinë e Pejgamberit të Nderuar Muhamedit (a.s) në Xhenetet e firdeusit bashkë me dëshmorët dhe besimtarët e sinqertë
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 37 herena veq munem mu kon te privilegjum qe kena jetuu ne epoken e mulla jakupit
selam alejkun skom koment per nje njeri te madh ALLAHU NA BASHKOFT NEVE MUSLIMANNET NE GJENAT ME TO e ju perhsndes edhe juve
Allahu e meshirofte kete hoxhe te madh, e bafte ate shembull per mabre hoxhallaret e trevave shqiptare. Ky hoxhe sishte vecse pasqyre e shembullit te profetitpaqja dhe shpetimi i Zotit qofte mbi te. Me te vertete Mulla Jakupi e kishte kuptuar me se miri mesazhin e paster te islamit, jo vetem ne xhami por edhe ne arsim, kulture, sport, lufte....etj, kishte kuptuar islamin e vertete.
Amin per duan e fundit, me shum lot e lizova ket tekst shum jam prek se kam dash me zemer te nderuarin Jakup ef. Asipi. Skemi shka me shtu ma shum se ska ka shruajt vllau.
Mulla jakupi ishte personalitet ikompletuar ishte prijetar i te mireve imbushur me mergaritar te cemuar ekarakterizonte burrerija trimeria dija e thell...edhe un si shum te tjere kisha nderin ta takoj te mesoj prej tij shum gjera qe prej te tjerve nuk mesoheshin.....Zoti imadheruar na bashkoft me te ndjerin ne xhennetet eTij te larta.
Selam Alejkum vertet ky shkrim me pelqeu shum por nuk mjaftojn vetem kaq fjal per ta pershkruar jeten dhe vepren e nje njeriu kaq te madh siq ishte Hoxha apo lirisht ta quajm Dijeatari i jon Jakup Asipi i cilli me ligjeratat dhe tribunat e tija te nxehta na beri qe ta shohim boten nga te gjitha kendet e saj dhe ta kuptojm ket Islam me nje diapazon me te gjer.Allahu na bashkoft ne ket din dhe na dhasht nket popull njerz siq ishte zotria i lart permendur rahmetullahi alayh
Lexim dhe lot.
Ai eshte qe me mesoi te shkruaje me te djathten
selam aleikun hogja inderuar jakup hasipi kaqene nje hogj shum imir perte gjithe ALLAHU emeshiroft dhe eshpetoft se bashku mete gjith ata qejane ne rrugen etij selaam aleikun.
Inshalla All-llahu na bashkon ne xhenet me bejgamber dijetar e deshmor ,hoxha inderuar mund te them se ka nderruar jet vem fizikisht por vallahi ka len nje veper te madhe e te mir qe vetem All-llahu mund ta shperblej ,vepra e mir si e Mulla Jakupit nuk vdes
Es-selamu alejkum,nuk kam koment per Hoxhen Jakup Asipi r,a ,por te komentoja per ket njeri ,nuk dote kishin lexuesit koh te lexonin komentin ,se ka qka te komentohet per mesuesin ton,nji duhet ta ceki se ai ishte nji njeri i pa lodhur kur ne nji ligjerat ne ahen te gjermanis ligjeroj pa nderpre 73 orė,ai ishte nji gjenerator qe prodhonte energji per te gjitha kohrat,ai ishte dhe mbeti shembull per gjeneratat tona edhe mbas se si duhet te jet nji hoxh,jo veq me fjal por edhe me veper,a ishte hoxh qe diti dhe qendroj ne fjalen e Allahut dhe synetin e Pengamberit ,s,a,w,s,ashtu shikohet prisi i popullit,fjal dhe veper ejo ne fizionomi se si duket.ma bani hallall
Allahu e shperbleft Hoxhen e nderuar i cili e madheshtoj islamin ne zemrat tona dhe e percjelli mesazhin islam ne menyren me te bukur...gjithashtu edhe shkruesin e temes Allahu e shperbleft per mundin e dhen....desha vetem te bej nje permirsim se fjala Mėsojeni diturinė por kurrė nuk do tė paguheni tek Zoti nėse nuk do tė punoni me tė. nuk eshte fjal e Jakup Asipit po eshte fjal e Muadh bnu Xhebelit gjithashtu eshte transmetu edhe ne hadithe merfuqe i atribohen PejgamberitPo me gjithket nuk e zbret asgje vleren e Hoxhes ne zemrat tona.selam alejkum
Nje gje duhet ta dim se asgje nuk i ndalon qe te behem edhe Hoxhallaret tjere si ai, Mirpo Hoxhallaret tan kan zgjedhur nje rrug tjeter e ajo eshte qe po jetojne prej Islamit perderisa Hoxha si jakup Hasipi jetonte per Islam.
ESELAMUALEJKUM ALLAHU e shperbleft molla jakupin me xhenetin firdaus se aj burr jo qe ishte hoxh por ishte mesus, prefesor , doktor ,ekonomis , shkenctar e shum e shum te tjera qe i pat mesuar prej KURANIT adhimushan se rralle hoxhallar ose dijetar ti dijne tegjith keto lende ai rahmetliju tregonte shpesh ne ligjeratat e tij neper xhamija ,tribuna e univerzitete ai ishte burrrrrrr ai ishte trrrrim i drrrrejt dhe i pa lodhshem per popullin shqiptar INSHALLAH ALLAHU na i shton kesi dijetaresh e INSHALLAH ALLAHU i zhtuk te dipllomuarit pa fare diturije qe smundet hic me i ndimu popullit te vet sikur keta politikona qe i kem me shum ne humbje po e cojn ket popull se ne shpetim.
selamalejkun deshta me kom mai informum rreth 73 ore ligjerat a ka noj cd te kesaj 73 orshit s e kom ndegju ama smu ka dhan rasti me dit qysh tek kush ka noj informin ju kisha qen mirenjohes ju pershndes
Allahu te shperbleft me Xhenet o hoxha jone o mesuesi jon,,,
selam alejkum.Allahu na dhasht Dituri si ka pas ky njeri i madh ,Allahu na bashkoft me te dhe me te gjith muslimanet ne Xhenet.Amin.
selam alejkum.ka qen nje nder hoxhollaret e vequar Allahu e paqt Meshiru Allahu na bashkoft me te ne Xhenet edhe me te gjith muslimanet .
DHASHT ALLAHU xhe. ksi HOXHALLAR SIKUR SE HOXH MOLLA JAKUPI DHE NJEHERT KISHA DASHT QE GJITH PRIRSAT E FES ISLAME QE TE PUNOJN SIKUR SHEHIDI HOXH MOLLA JAKUPI ALLAHU ESHPERBLEFT ME TEMIRAT E XHENETIT .
selam alejkum,vertet kam kuptuar nga ligjeratat e tij edhe pse nuk kam qen i pranishem fizikisht se aj ka qen nje nderm mesuesit me te mir, nje nder pasuesit me te mir te islamit, nje njeri i cili ka kontribuar shum per islam dhe per atedhe, allahu e shperbleft vertet me xhehnet sepse askush ska pasur verejtje ndaj tij, allahu insh-allah en gjenet aj dhe gjith muslimanet.
tjom mirnjohes per sqarimin falimenderti shume
Nje gje duhet ta dim se asgje nuk i ndalon qe te behen edhe Hoxhallaret tjere si ai, Mirpo Hoxhallaret tan kan zgjedhur nje rrug tjeter e ajo eshte qe po jetojne prej Islamit perderisa Hoxha si jakup Hasipi jetonte per Islam !
Esselamu alejkum per gjithe muslimant ne kater anet e botes per dijen time dhe njohjen time qe kam per kete vlla musliman veq All llahu e di se sa ka punue per mua Ligjeratat e tij kan qene te mrekullueshme dhe All llahu e shperblefte me Xhenetin Firdeus Amin.
isha ne degjenerim dhe akordoja gitaren time per te ushtruar melodin qe e doja atehere kur paprit ndegjova ligjeraten e tij me spjegimin e nje ajeti qe pershkruante gjendjen e atyre qe do te denohen per shkak te muzikes, kjo me preki thelle shume dhe thash me veten time a thua valle une jam nga keta !? e leshova gitaren ne toke dhe filluan te me rrjedhin lotet. U interesova per hoxhen dhe ndegjova shume prej tij, shkoja me deshire te ndegjoj ligjeratat diten e xhuma ne sllupcan, mirresha me aktivitete islame dhe beja ate qe mundesha te beje.Nje dite i tregova nje vellaut se jam pranuar ne Riyad te studjoj kishte kuptuar hoxha per mua dhe me tha: Allahu te befte dijetar i umetit, e une ia ktheva Amin. Tash studjoj dhe beje dua per hoxhen shume here se ai ishte shkaketar per udhezimin tim
Selam Vella Eduard. te uroje per shkrimin qe keni bere per hoxhen e nderuare. pore kure me intervistuate ne oborrin e xhamise se fsh. Sllupcan ne aspekt te dokumentarit per M. Jakupi, me thate qe ate qe deshtet ta thoni e keni thene ne menyre te perkryer kurse intervisten qe ma bete askunde nuk e verejta ne dokumentare kurse ai dokumentare dhe dokumentare te tjere qe do te dalin ne te ardhmen per veprimtarine e hoxhes, per baze do ta kene meterjalin qe eshte i incizuare ne video dhe audio incizime qe i bera une plot 15 vite me radhe. mos valle ndoshta e keni lene qe te integroni intervisten time ne ndonje dokumentare tjeter te radhes. spaku si dhurate me dergoni intervisten ne e-mail studenti69@hotmail.com. ju lumte per cdo veprimtari qe e beni ju dhe te gjithe muslimanet ...
Lusim Allahun xh.sh Ta shpėrblen hoxhėn tonė tė madh me xhenetin firdaus, insha Allah na bashkon edhe neve nė xhenet.Lusim Allahun e madhėruar ta begaton popullin tonė me dietarė dhe punėtorė tė kalibrit tė molla Jakupit.
lusAll-llahun te kemi edheelhamdulilahkemihogjallar te tipit te hoxhes se nderuar All-llahu s.w.t.apast ba rahmet ne shpirt te tij dhe All-lahu ja lehtsoft jeten e varrit e na mundsoft me u taku me pejngamer me shehidame dijetardhe me njerz te devotshem pernime kishte qen njeri me vertyte te larta dhe njeri praktikues i mirfillt iislamit All-llahu e past mshiru selam alejkum
selam alejkum falenderimi i takon vetem ALLAHUT qe e kemi pas nje hoxh te till .........por eshte nje thenjejeta e njeriut te madh fillon kur vdes ai sepse tash flitet shum per te e shkruhet por sa ishte gjall nuk ekemi njoft ashtu siq po e njofim sot. !!!! selam alejum
Nuk mund tja fali vehtes kurre ate qe nuk munda ta takoj Hoxhen deri sa ishte i gjalle , por ai ka qene ,eshte dhe do te jete gjithmone ne kujtimet e mija ne mendjen time , qe sa her kur biseoj me diken per islam nuk mundi pa e permend se kete e kam prej M. Jakupit, dhe mos e teproj por me dhet ta them se ate pak dituri qe e kam per Islamin mbi 95 % e kam po nga ky Mesues. O ALLAH bere ate qe te jete prej SHehidave me tako mua me te dhe te gjithe besimtaret ne Xhennetin Firdeus AMIIIN.
ksi njerz rrall lindin po zoti inshalla e ka shpreblyer me gjenet......
Ai ishte edhe hoxhe por jo vetem kaq, komandant ne lufte i ashper ndaj armikut kurse si dijetar i afert me gjematin, i thjesht ne shpjegimin e Islamit dhe me ate thjeshtesinė qe e kishte, beri qe shume te rinj ta kuptojne drejt kete fe.Eshte e vertete qe per te Islami nuk kishte vetem nje drejtim por ai shpjegimit te tij iu qas ne aspektin shumedimenzional per ta bere atė-Islamin tė kapshėm - praktik pėr njeriun.O Allah shtoje numrin e dijetarve sepse dijetaret jane trashegimtar te pejgambereve.
e lus KRIJUESIN e botrave.tia japi firdeusin dhe gradčn e shehidit.dhe fqinjésin me pejgamberin as.amin.ka qen gjigand me lejen e ALLAHUT dhe EL HAJUL KAJUMI na furnizoftč me tč tjer hoxhar si ky tč pčrgatit nč fushat e dinit islam.njč nga shembullyrat e shekullit ton.ALLAHU ekber.Ta pasojmč rrugčn e tij me lejen e ALLAHUT ZOT.amin.ue salatu ue selamun ala resulilah.
molla jakupin ekam njohur personalisht dhe kemi shkembier shum mendime me te molla jakupi eka pas jeten vakef per ket islam ka qen dhe do te jet nje model se si nje hoxh duhet te punoj per ket islam allahu e shperbleft me mirsit etij xhenetul firdevs dhe do te keshilloj familjen etij qe te falenderojn allahun qe kam pas nje hoxh si molla jakupi e neve na betet te punojm te mesojm te studijojm qe te edukohemi sepse ai qe ska edukim smund te jep edukat.