Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Jemen, dasma kthehet nė masakėr


E diel 24 Nėntore 2013 16:08

Një dasmë në Jemen është kthyer në një masakër, kur disa të rinj që po kërcenin nën ritmet e ‘Gangnam Style’ janë qëlluar nga një breshëri kallashnikovi, që ka lënë tre të vdekur. 

Pamje të tmerrshme nga incidenti janë postuar në internet, në momentin kur tre të rinjtë, teksa kërcejnë qëllohen nga plumbat e një bashkëmoshatari, që humbi kontrollin e automatikut teksa përpiqej të qëllonte në ajër. 



Pamjet nuk janë të qarta pasi janë modifikuar për të mbuluar disi imazhet e tmerrshme, por në videon shoqëruese mund të dëgjohen krismat në momentin kur kënga e reperit koreano-jugor arrin në refrenin e saj. 



Në videon e publikuar në Liveleak, si dhe në fotot e transmetuara nëpër tabloide mund të shihen qartë tre të rinjtë që shtrihen të vdekur në pellgje gjaku. 



Jemen, dasma kthehet nė masakėr

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?