Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Juppe: Dialogu tė fokusohet nė menaxhimin e kufijve


E marte 21 Shkurt 2012 14:08

 

Shefi i diplomacisë franceze Alain Juppe ka deklaruar se “me të gjitha forcat uron” që Serbia të marrë statusin e kandidatit gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së më 28 shkurt.

Megjithatë ai i ka kujtuar Beogradit se Bashkimi Evropian i ka bërë qartë me dije pritjet e tij.

“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të fokusohet në menaxhimin e kufijve dhe në pjesëmarrjen e Kosovës në forumet e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Juppe në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”, raporton QIK.

Ministri francez ka shtuar se me rëndësi jetike është që deri në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së të dërgohet një sinjal i qartë në lidhje me vendosjen e menaxhimit të integruar të vendkalimeve. “Gjithashtu është me rëndësi që misioni i EULEX-i lirisht të ushtrojë mandatin e tij në veri të Kosovës”, tha ai.

Juppe ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve (Serbisë dhe Kosovës) paraqet një domosdoshmëri politike”, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të dyja vendeve.

Secila palë duhet patjetër të tregojë përkushtimin evropian dhe vendosmërinë që të realizohen përpjekjet e domosdoshme, sepse sipas tij, “nuk ekziston alternativë”. /qik/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve