Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Kaloi edhe njė vit

Frymėmarrja yte ėshtė e numėruar

E marte 9 Mars 2010 15:34

 

Shkruan: Afrim JUSUFI

 

“Llogarite vetvetën para se të llogaritesh”. (Omeri r.a.)


Fjalë e vjetër që rezistojë më se 14 shekujë, fjalë që i bëri ballë furtunave e stuhive të furishme, e thënë me maturi, mencuri të rrallë të përzier (Kompozuar me notën) me lotin e devotshmërisë, fjalë e thënë me burrëri e artikuluar nga njerëz që përjetuan e bashkjetuan me shembullin e shembujve Hatemunnebijjin,a.s.,Kur`anin qe ka ecur i gjallë në tokë ,që frymuan këtë aromë njerëzorë për sa jetuan e edhe pas sa mija e mija viteve po mundohem t`ju sjellë aromë nga trendafili i tyre gjithnjë i njomë.

Gjeneratat e gjeneratave, të tillët jetuan në shekullin e artë me vepra mrekulli të cilët flijuan c`patën me të vetmin qëllim të lënë një botë model për pasardhësit e tyre.

Zhurmat e zhurmshme më këndellën nga gjumi që më kishte kapluar thellë, ato më bën të kuptojë se ishte 31 dhjetori, ishte shkuar një vit i tërë, mysafiri me kostumin kuq e bardh ishte ardhur të më marr edhe një vit nga jeta ime.

Sa ditë të gjata vere? Sa netë pranverore? Sa rreze Dielli të shkurtëra , sa e sa shira të rrëmbyeshëm ranë përgjatë këtyre stinëve…..

 

Medito:1. Sa fytyra u mbuluan me dhê?!!

Sa ngjarje të rënda që pësoi ky planet ,sa njerëz lëshuan këtë botë e u shpërngulën përjetësisht në Ahiret.

Sa, i përpiu toka dhe askush nuk i përmend më ?!

Dje ishte, sot nuk është. Kohën i tilli (ndjeri) nuk mundi ta ndal dhe ja sot udhëtoi në rrugën e pa kthim.

A për këtë fakt un duhet të festojë, unë duhet të urojë, shpërblejë e dhurojë të tjerët se jam thinjur edhe një vit më shum.

Jo, nga përllogaritja ime rezulton se qastet në fjalë nuk duhet festuar perkundrazi duhet qortuar veten Pse?Si?Cka ?

Sa fëmijë ende pa filluar kjo “sene” u dogjën të gjallë nga makineritë jonjerëzore me armët fosfrike?

S a nëna se bashku me frytet e tyre u sakatosën në këtë vitë e nuk lejuan njerëzit në formë të njeriut por me bindje antinjerëzorë s`lejuan barbarët, botës t`i sjellin ardhmërinë.

 

Medito: 2. Ata u penduan më qindra herë para se të mëkatojnë.

Të parët tanë e llogaritnin të kaluarën e tyre, pyesnin vetëvetën, jo një herë në vitë, as në muaj e as javë por, njerëzit-shembulljë këtë e bënin me perëndim të diellit, me rënjë të muzgut ata gjendeshin në bankën e të akuzuarit, te akuzuar?Nga kush ?Kush ishte akuzuesi, ai ishte Akuzuesi ishte askushi, ishte vetvetja i cili është mirë i informuar për cdo frymëmarrje të tij. Vetvetja tek vetvetja.Pas kësaj skene dielli rrezon më mirë , shkëlqen më shumë dhe përderisa dielli rrugëton derisa t`ia liron vendin hënës prap përseritet e njejta skenë. Dhe ecja e protaginistit të tillë do të jetë e kujdesshme cdo hapë cdo frymëmarrje, cdo veprim sepse me rënjen e dritave skena e bankës së akuzimit do fillojë(sërish fillon).A nuk janë raste të arta shembujtë e sipër cituar

O njeri i këtij shekulli, që numëron 14 shekujë pas kohës së tyre? Ku je Ti në civilizim, mirëqenie, e emancipim? Përgjigjjen po e lë në në ndërgjegjjen tënde.

Kjo ishte njëra ndër sekretet e suksesit të tyre që kishte marrë botën dhe priste momentet e fundit të zgjerohej edhe më nga kolosalët që dini c`veprojn dhe që pendohën më qindra herë para se të mëkatojnë.

Këta kanë qenë bijt e Islamit që e kanë bartë islamin mbi supet e veta,edhe pse toka, kodrat e malet e refuzuan, e assesi jo, si ne sot që Islami na bartë ,pa lënë gjurmë….

Karakteristik e funvitit është nxjerrja e bilancit vjetorë c`fitova,cka humba me nje fjalë Të hyrat dhe të dalurat e veprimtarisë.

Ky është edhe qëllimi i “festave”1/4 e bisnesit i hanë pazari mu këto ditë.

Ky është shembullë për të gjithe krijesat që jetojnë në këtë nënqiell që këto ditë(fundvitit)preukupohen, stresohen rrin pa gjumë me net të tëra për përpilimin e raporteve përmbyllëse, materialiste.

A thua të tillët këtë mund, keto djersë i shpenzojnë për vetën e tyrë. Bilancit e vetevetësm, kur? Ku? Si? Cka?!!...

O Njeri i tille kur e ke perpiluar bilancin e jetës sate, ku i ke të hyrat. A falenderon për të hyrat e tua qe i ke marr hua dhe një dit do kthesh sepse nuk është pron e jotja, borgji duhet të kthehet dhe ai është vetëm dukë stërrritur, Po ti kujtoj vetem disa të hyra: Krijesë më e bukur, e tëra të është nënshtruar ty, për ty funksionon, shëndetin që e gëzon….ke ende bonuse, listën vetëm sa e fillova detyrë e jotja është ta vazhdosh…

“Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?”

Për shefin e sektorit tim dridhem dhe me me stresin dhe angazhimin më të madh mundohem që të zezën në të bardhë ta përpilojë sa më saktë, ta shkruaj sa më mirë që i pëlqenë atij duke tentuar që finale, të zëzën në të bardhë, barazimi të jetë që e bënë të buzëqeshë bosin tim…

 

Medito:3. Bilancin personal të vetvetës (shprtit tënd) e përpilove?

Veprat që të bën të hysh në parajsë i Përllogarite, apo ato që të bëjnë të dalësh nga parajsa i identifikove?

Ende po pres përgjegjjën tuaj, lexo më zë, më shumë, më thuaj !

Për shefin më parë rrëfeve, u dridhe me emocione dhe nuk shtive fare gjum në sy derisa i dorëzove raportin që fletë në favorin e tij.

E Shefit të Shefave, pronarit të shpirtit tënd që rrahjet e zemrës tënde i ka në dorë, asnjë qepallë e syve tuaj nuk mbyllen e hapën pa dijenin e Tij, për sa mbyll e qel sytë mund të shkaktoj atack ,më thua sa qaste të lanë pa gjumë në meditim për Të, a po ndoshta sqave kokën fare ,???..

Më thoni Ju protagonistët e mi a është kjo drejtësi apo ndoshta është pabesi në zhargonin tonë…

Zhurmat, krismat, ndriqimet –fishekzjarrët (realy) të gjuajtur nga armë të verteta në kohë paqe ishin ato që më zgjuan ndjenën time të fjetur dhe më bën të kuptojë, të ndjejë e përceptojë se babadimrit i kishte ardhur koha të shpërndaj dhurata, të më marrë edhe një viti nga jeta ime.

 

Medito: 4. Edhe një vit je më pak në këtë botë, frymëmarrja jote është e numëruar.

Dije o njeri, se sa herë që të vijë koha ta sheh babadimrin (njeriun me kostum bardh e kuq) kujtojë vehtës se edhe një vit je më pak në këtë botë, edhe 365 ditë më mangu do të marrësh frymë, oksigjeni yt është i kufizuar, cdo herë që e thithë e e liron depoja ngushtohet, hargjohet, o njeri shpenzohet përderisa një ditë toka dhe qielli më gjithë gjerësin e saj ti mbyllin dyert për ty dhe tregojnë duke të paralajmëruar se depoja me oksigjen, ah oksigjeni …gjendja e saj është nën 0000…..

Pra, njeriu i dimrit me kostum kuq e bardhë “babadimri”po ta shkurtojka ymrin e jo siq pretendohet e besohet se ta zgjatë atë me dhurata.

Festat e fundvitit dhe acari i fort, i fundit të dhjetorit më kujtojnë e më hapin varrën në zemrën time e cila nuk u shërua për gjatë tërë vitit përkundrazi vëtëm sa u zgjerua, këto stuhi bore më rikthejnë dhembjen e madhe për masakrat e fundvitit që uluritën nga bishat njerëzore në truallin për rreth Aksas.

 

Medito: 5. A duhet gëzuar e festuar që koha po të ikën, me karavanin e saj që mban emrin JETË?

A duhet gëzuar e festuar që koha po të ikën, me karavanin e saj që mban emrin JETË, e ti i bashkangjitesh me gëzim e hare që në “natën më të gjatë të vitit” e cila është urë ndarëse- lidhëse në mes të eskit dhe yenit, old and neë, me than të vjetëres dhe të resë ta quash natë më të hareshmë të vitit,…

Natën që po përmbyll një kapitull të pa llogaritur për vete por në mënyrë përfekte e të detajuar për të tjerët, dhe etapën tjetër që nuk e din cka të pret ndoshta në hyrje të kësaj porte që e prite me zhurma e festime të prêt e papritura, e pa menduara e pa planifikuara,ajo që Faraonin e gjeti në mes të Nilit, e ndoshat edhe suksesi nuk duhet anashkaluar, e inshallah e mbara të prin, ama si arrihen këto të fundit vetëm me prognoza, dëshmitarë jemi se prognozat jo rrallë na dështojnë, ne nuk jemi njerëz prognozivë e të jetuarit me fontana dëshirash, jo jo…

Jo jemi të vetëdijshëm se me festime e zgidhje pa shije , e plotësim të egove, tejkalim të kufijve askush nuk ka përparuar e as komb civilizuar , popull cliruar e pavarsuar , ah pavarësia askush se din më mir se ne, se si ajo fitohet,sa e sa…..

 

Medito: 6. Nuk kemi KOHË për FESTIM Ahireti po na pret (afron)

Pejgamberi a.s. e dim se në rini e ruante Allahu nga festimet e ndaluara nëpërmjet ushtarëve të Tij-engjujve duke e inspiruar në situate të dukshme me veprime të caktuara, në shembullit të tillë i duhet t`i shtojmë + sabrin, durimin, mesazhin e resullullahut s.a.v.s. praktikën e Sahabëve, këshillat e dijetarëve, praktikat e prijësve të drejtë dhe në fund ekuacioni zgjedhet me barazimin=”Nuk kemi KOHË për FESTIM Ahireti po na prêt(afron)”. Nevoitet, e e domosdoshmë është bagazhi me vepra salihun, sinqeritet, përmbyllje të misionit, arritjes së finalës pse nuhasim oksigjenin në këtë gjithësi.

Kjo na rrëfehet në Librin e librave, fjalën që tingëllon më së bukuri, që i rrënqeth zemrat e besimdrejtëve që shohin ndiejnë , mendojnë e besojnë drejtë , qetëson shpirtërat e trazuar, e ndjellakeqëve që mendojnë, punojnë e synojnë, vështrojnë u shton atë që synojnë , e Krijuesi i këtyre rreshtave s`lejonë ti realizojnë, u shtohet doza edhe më atë që synojnë e hidhërimit, poshtërimit e ndoshta e udhëzimit.

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.

O njeri, ndalu të thërras për ca qaste, me dy fjalë të thërras, të qetësohesh,vetëdijësohesh, këndellesh nga kjo mjegull e dendur që të ka kapluar, e rrugën e pa kthim symbyllazi je duke rrugëtuar.

“Pasha kohën”.

Allahu O besimtarë të thërret me këtë emër për të cilën u krijuan detërat e malet, emër që të tjerët të quajnë e këtë bindje në vetën tënde s`e ndjen, të tjerët frikësohen nga ti e në realitet s`kuptojnë se e urren fortësinë, margaritarin që bartë ky mesazh, zemrat e vërbuara zili të kanë,Krijuesi Yt betohët në kohën, e ne si po e kalojmë atë, Konkretisht ti vëlla që mendon të festosh si e kalon atë ???

Duke e kaluar si të dëshiron ti, kur don ti, me qeshje , maxi disponime artificiale Jo, jo të tregojë se koha e fontanë dëshirash ka kaluar, iluzionët gjithashtu perënduan, e agu i angazhimit ka filluar nga momenti kur u emërove…

“Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt” .

Cili njeri O Krijuesi im, është në humbje, shpresojë jo njeriu i fishekzjarrëve, i gostive, i klabëve, ahengeve, i zhurmave kërsimave në mes të Paqes…

Me fjalët e mia këshilluese u lë nën hijët e rreshtave të mëposhtëm, që reflektojnë porosin time të mësipërme :

“Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i artikujve