Ultimatumi i javëve më herët i Bekim Haxhiut se sot do t’i bëjë publike argumentet e tij për “tradhti” të Albin Kurtit, doli të jetë një fluskë sapuni. Deputeti i PDK-së dhe ish-SHIK-isti, Bekim Haxhiu – Kamishi, dje nuk tha asgjë që do të mbështetnin kërcënimet e tij. Ai, siç raporton indeksonline, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me serbët”. Në konferencën për shtyp ai ka përsëritur ato që ka thënë dje, se “faktet” ia ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, dhe se “faktet” do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.
“Unë dje në mënyrë institucionale i kam protokolluar dhe dorëzuar kryetarit të Komisionit, Florin Krasniqi, për korrespodencat e Kurtit me strukturat kriminale paralele të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse dëshiron t’i publikojë të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet e tjera bashkë me dëshmitarët jam i gatshëm t’i paraqesë në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë”, ka thënë Kamishi.
Një pjesë të konferencës, deputeti i PDK-së e ka kaluar duke treguar historinë e nofkës së tij, duke thënë se ka pirë cigare me kamish që e ka pasur trashëgim nga gjyshi.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereredaksi e ketij sajti ..tju them drejt se na keni ofendu pasi e keni qit foton e qetij menderrmethoni edhe keni shkru per te ..mosni ju lutem se nuk e qeli ma ket faqe .....
epo Ibro duhet ti njohim edhe keta tipa anipse jam dakord me ty