Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Kampi njėjavor i tenistėve tė rinjė kosovar nė Ulqin

20 tenistėt mė tė mirė kosovar do tė marrin pjesė nė kampin e tenisit qė do tė mbahet nė Ulqin.

E shtune 21 Gusht 2010 15:13

 

20 tenistët më të mirë kosovar të moshës prej 10-16 vjeqare do të marrin pjesë në kampin e tenisit njëjavor që do të mbahet prej 21-27 gusht në Ulqin. Kampi do të udhëhiqet nga 4 trajnerë të licensuar të tenisit nga Kosova që do të punojnë në të gjitha aspektet sportive të lojës së tenisit, duke i kushtuar rëndësi pjesës taktike dhe përgaditjës fizike.

Do të punohet 2 herë në ditë (5 orë në ditë ushtrime) në kompleksin e mrekullueshëm të tereneve të tenisit në klubin e tenisit “Bellvue” në Ulqin. Kompleksi përbëhet nga 7 terene të tenisit dhe posedon po ashtu edhe të gjitha objektet tjera përcjëllëse.

Ky do të jetë rast i mirë për të i njohtuar tenistët e moshave të ndryshme se çfarë pune e vështirë i pret me rastin e pranimit të Federatës së Tenisit të Kosovës në arënën ndërkombëtare.

Departamenti i Sporteve të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë mundësoi shkuarjen e tenistëve në kampin e Ulqinit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve