Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Kanadaja legalizon torturėn


E mėrkure 8 Shkurt 2012 21:54

Kanadaja ka urdhëruar shërbimet e saj të fshehta që të përdorin torturën si mjet në marrjen në pyetje, nëse mendojnë se kjo praktikë e ndaluar nga konventat ndërkombëtare mund të jetë e efektshme ndaj personave që vendosin në rrezik sigurinë publike. Amnesty International, grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, e ka kritikuar ashpër këtë vendim të qeverisë kanadeze.

Ministria e Sigurisë Publike është mbrojtur përballë akuzave të mediave me argumentimin se tortura është pranuar vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe se agjentët e kanë rreptësishtë të ndaluar të përdorin këtë praktikë, pa marrë autorizimin përkatës nga instanca më të larta.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar urdhrin e brendshëm të dhënë strukturave të CSIS (Canadian Security Intelligence Service), jo vetëm si çnjerëzor, por të padobishëm.

Një grup aktivistësh vuri në dukje se një person i përballur me kushtet e torturave ekstreme, është në gjendje të japë çfarë do informacioni që i kërkohet dhe të pranojë çdo pohim, duke bërë që në fund informacioni i siguruar të jetë i pavërtetë ose në rastin më të mirë, i dyshimtë./kp/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve