Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Karakteristikat e burrit musliman

Ėshtė gjithmonė shumė e rėndėsishme se ēfarė duhet tė bėjė gruaja pėr burrin… dhe lista e tillė pėrfundon kurrė; menaxhimi i shtėpisė, mėsimin e fėmijėve, mbajtja e tyre...

E enjte 21 Janar 2010 14:45

 

Askush, asnjëherë nuk mendon për karakteristikat e burrit musliman. Është gjithmonë shumë e rëndësishme se çfarë duhet të bëjë gruaja për burrin… dhe lista e tillë përfundon kurrë; menaxhimi i shtëpisë, mësimin e fëmijëve, mbajtja e tyre, kujdesi për ta, përgatitja e ushqimit, pastrimi i shtëpisë, larja e rrobave dhe shumë punët të tjera… vetëm t’i numëroni ato. Gruaja madje të gjitha këto i bënë, por çfarë bëjnë vëllezërit tanë musliman?

Profeti ynë i dashur (savs) nuk ishte kështu, pra pse janë njerëzit e këtij Umeti të këtillë? Kjo me të vërtete është shumë interesante, andaj pyetja është: Si duhet të ishte një burrë mysliman me familjen e tij.


Në vazhdim po u japim disa këshilla, ndoshta do të keni dobi!

1. Vishu mirë për gruan tënde, duku i pastër dhe le të të vijë era e mirë… Kur ka qenë hera e fundit që keni vajtur për të blerë pizhame së bashku? Sikur se burri që dëshiron që gruaja të duket bukur për të, po ashtu edhe gruaja dëshiron që burri i saj të vishet mirë për të. Përkujto se profeti Muhamed (savs), e kishte zakon gjithmonë t’a përdor misvakun rrugës kur kthehej në shtëpi dhe gjithmonë e dëshironte aromën e ëmbël.

2. Përdori emrat më të mirë për gruan tënde. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë.

3. Mos e trajto atë sikur një insekt. Ne asnjëherë nuk mendojmë për insektet në jetën e përditshme, por vetëm atëherë kur ato na ngacmojnë. Në mënyrë të ngjashme ngjanë edhe me gruan, ajo do të punoj shumë gjëra të mira tërë ditën, gjë e cila nuk ia tërheq vëmendjen burrit për derisa ajo të veproj diçka që ‘ngacmon’ burrin. Mos e trajto atë në këtë mënyrë, bëhu mirënjohës në të gjitha gjërat e mira që ajo i bënë dhe fokusohu pikërisht në to.

4. Nëse sheh ndonjë gabim në veprimet apo punët e gruas tënde, provo të jesh i qetë dhe i heshtur dhe mos e komento!! Kjo është njëra nga mënyrat apo rrugët qe i ka përdorur Profeti (savs) kur shihte diçka të papëlqyeshme te gratë e tij. Është një teknikë që disa nga muslimanët e kanë studiuar dhe praktikuar me sukes.

5. Buzëqeshi gruas tënde sa herë që e shikon dhe shpesh përqafoje, “buzëqeshja është sadaka”. Përkujto se gruaja jote nuk është jashtë Umeti mysliman (rregullat vlejnë edhe ndaj saj). Jetën me të vazhdimisht imagjinoje duke shikuar njeri-tjetrin me buzëqeshje. Gjithashtu kujto praktikën pejgamberike që kishte zakon ta përqafonte gruan e tij kur nisej për në xhami për ta falur namazin, madje edhe atëherë kur ishte agjërueshëm.

6. Falënderoje atë për të gjitha atë që ajo ka bërë për ty. Falënderoje atë prapë! Merre për shembull darkën në shtëpinë tuaj. Ajo përgatitë ushqimin, e pastron shtëpinë, edhe shumë e shumë gjëra të tjera që ka për të bërë, dhe nganjëherë e vetmja mirënjohje të cilën ajo e merr nga ti është ‘ishte dashur të ketë më shumë kripë në supë’. Mos lejo që të ndodh kjo, por falënderoje atë!

7. Kërko nga ajo që t’i shkruaj 10 gjërat e fundit që ti ke bërë për të, e të cilat e kanë bërë atë të lumtur. Atëherë shko e përsëriti ato prapë. Ndoshta do të jetë e vështirë të gjesh se çka i jep gruas tënde vullnet dhe kënaqësi në jetë. Ti nuk ke nevojë ta luash lojën “gjeje nëse mundesh”, pyete atë dhe vepro në përsëritjen e atyre momenteve të lumtura në jetën tënde.

8. Mos i nënvlerëso dëshirat e saj. Komoditoje! Nganjëherë burrat mund t’i nënvlerësojnë kërkesat e grave të tyre. Profeti (savs) e ka dhëne një shembull për ne në një incident, kur gruaja e tij Safija r.a. ishte duke qarë sepse, sipas saj, Profeti (savs) i kishte dhëne asaj një deve të ngadalshme për t’i hipur gjatë udhëtimit. Pas kësaj Profeti (savs) ia fshiu lotët e saj, e qetësoi dhe i solli një deve tjetër.

9. Bëhu argëtues dhe luaj lojëra me gruan tënde. Shiko se si Profeti (savs) kishte bërë gara vrapimi me gruan e tij Aishen r.a. në shkretëtirë. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë diçka të ngjashme?

10. Gjithmonë përkujto fjalët e të Dërguarit (savs) “Më i miri nga ju është ai i cili e trajton familjen e tij më së miri. Unë jam me i miri nga ju për familjen time”.

Provo të jesh më i miri!

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • .... E enjte 21 Janar 2010 16:38

    Vertete keshilla te bukura,mirepo a ka burra qe tu permbahen atyre?ndoshta,sepse burrat e ndjejne veten te poshteruar nese i bejne keto gjera per gruan e vet,por nuk i dihet ndoshta edhe ka burra te tille,por edhe nese ka ata jane te pakte...

    Reply

  • vlera E premte 22 Janar 2010 15:57

    sa e shoh une shumicen e ketyre gjanave i ben babai im i cili eshte i merekullueshem per neve ne familje dhe ne shoqnin e tij.

    Reply

  • selam _muslimanja E shtune 23 Janar 2010 10:31

    ishte e mrekullueshme kam lexuar ndoshta shum pe sjellejt e burrit ndaj gruas dhe kjo me pelqej shum po kisha pas deshirqe te dij edhe sjellejt e vllaut ndaj motres mbrenda nje familje Allahu ju shperbleft

    Reply

  • semir E shtune 23 Janar 2010 19:00

    kto keshilla jane shume te mira per burrat kosovar te cilet pakkkk iu permbahen ketyre!!!

    Reply

  • E hėne 25 Janar 2010 16:49

    Selam po me vjen mire qe e paskeni trajtu kete teme,kudo qe lexoj dhe ndegjoj jane vetem obligimet e femres ndaj mashkullit,sikur tu shpjegoheshin mashkujve obligimet e tyre ndaj femres ndoshta do te ishim me mire,por ata thon na kemi te drejt tju rrahim se na lejon feja.

    Reply

  • bilal E hėne 25 Janar 2010 18:10

    hmh.... kam lexuar per karakterin por ja qe lexova dicka interesante per sjelljen e burrit ndaj gruas se tij.Me te vertet kemi nevoj per keso tregime qe te qetsojn ne mendime dhe te nxisin ne martese te mehershme :P:P

    Reply

  • MEHDI SHKODRA NGA FRANCA E mėrkure 27 Janar 2010 21:09

    Te gjitha keto keshilla duhen respektuar dhe praktikuar ne te njejten kohe. Kur te arrihet kjo gja atehere Njerezija do te marrin tamam formen e vet per te cilen e krijoi Alllahu xheleshanehu. Une personalisht jam shume afer te gjithave por jo parfekt.Ishalla i plotesoj te gjitha nji ore e ma pare.

    Reply

    Replike nga: - E mėrkure 3 Shkurt 2010 17:10
    Selam alejkum shume teme e qelluar mire po une personalisht nuk kam pa kesi sjellje te asnje mashkull qe e njoh ose te pakten te kem degjuar , por te sillesh ne menyre kesisoji meshkujt e marrin si po iu nenshtrohen grave gje qe nuk qendron fare por cka ti bejesh ne kte rrethe jetojme kemi shembullin e Muhamedit A.s nirepo nuk e praktikojne ne teresi ju pershendes.
  • Ferat Zenuni E mėrkure 3 Mars 2010 16:35

    All-llahu ju shperbleft se me te vertete vlezerit musliman duhet te sillen ne ket menyre. Ja vlen te sillemi mire per to sepse fjalet dhe veprat e pejgamberit savs nuk jan te kota, kjo dhe vetem kjo menyre na ben te devotshem.All-llahu ju shperbleft per kte kshille.Selam Aejkum

    Reply

  • Hatixhe .! E mėrkure 20 Tetor 2010 16:53

    Esslam Alejkum , Falimindert per ket artikull , E vertet edhe Bashkshorti duhet te jep kontributin e vet per nje Jetes te mire me Gruan e vet.

    Reply

  • Elvis E premte 26 Nėntore 2010 11:41

    Selam Alejkum.Allahu ju shperblefte me te gjitha te mirat per kete teme dhe temat tjera qe po i shtjelloni ne kete faqe.Eshte nje shembull shume i mire per ne dhe derisa e lexoja shkrimin mendoja qe sa lehte eshte te arrihet kjo dhe qe nuk kerkon shume sakrifice por vetem pak me shume Saber dhe miresi. Kete i them se pari vetes pastaj edhe vellezerve tjere, mos ti harrojm dhe ti anashkalojm grate e tona qe na ka dhuruar Allahu S.V.T. Selam Alejkum.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve