Autor: Mustafa Ashur
Çështja e Kashmirit vazhdon të jetë pengesë në marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Indisë si dhe shkaktari kryesor në shpërthimin e konfliktit në mes të dy shteteve bërthamore fqinje.
Është çështje komplekse që e la kolonializmi dhe ushqehet nga lakmia rajonale, dhe me kalimin e kohës shtohet edhe më shumë kompleksiteti i kësaj çështje sa që studiuesi i marrëdhënieve dhe ndërveprimeve politike në rajonin e nën-kontinentit Indian mendon që kjo çështje i gjason në masë të madhe çështjes palestineze.
Çështja e Kashmirit në skenën politike ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë, është shkak kryesor në tendosjen e marrëdhënieve në mes të Indisë dhe Pakistanit, ka pasur konflikte ndërkufitare. Kriza ende vazhdon. Frika dhe shqetësimi se mund të ndodh ndonjë ballafaqim bërthamor ende vazhdon, kurse zgjidhja e çështjes së Kashmirit dhe përfundimi i kësaj tragjedie ende mungon. Kjo na shtyn që t'i njohim rrënjët e problemit.
Xhamu dhe Kashmiri
Xhamu dhe Kashmiri dallohen me bukuri të rralla natyrore. Është një vend kodrinor i pasur me shira. Ka një sipërfaqe prej 84471 mile katrorë dhe kufizohet në lindje dhe verilindje me Kinën, në perëndim dhe jugperëndim me Pakistanin, në jug me Indinë dhe gjithashtu në disa vende takohet edhe me Rusinë dhe Afganistanin. Në të gjenden malet Karkum dhe malet e Himalajeve, të cilat arrijnë një lartësi më shumë se tetë mijë metra, dhe gjithashtu në veriperëndim gjenden malet e Hindkush të cilat për shkak të bukurisë së rrallë natyrore u quajtën 'Parajsa e Tokës' apo siq tha perandori mongol Ekber :”Parajsa e ëndrrave, do të jetë kopshti im personal”. Për këtë shkak Kashmiri mbeti cak i sulmeve nga tatarët, makedonët, mongolët dhe hindusët.
Islami
Kashmiri e njohu islamin më vonë se të tjerat në nën-kontinentin Indian, në shek. V hixhri (shekulli XIII miladi) përmes dijetarëve dhe thirrësve nga vendet fqinje të cilët ia hapën rrugët e çlirimit Sultan Mahmud Gaznevi. Në të vërtetë, fillimi i Islamit në Kashmir është në shek IV hixhri me hoxhën Abdurrahman Sherefudin, i njohur si “bylbyl shah”, i cili e kishte bindur perandorin budist të Kashmirit Jialuorin Chan të pranonte Islamin dhe me këtë ai bëhet sunduesi i parë i Kashmirit që pranon Islamin me të gjithë familjen dhe të afërmit e tij. Ky perandor u quajt Sadrudin. Si rezultat i kësaj, Islamin e pranuan një numër i madh nga ky popull. Muslimanët në këtë vend u bënë shumicë dhe Kashmiri u bë pjesë e perandorisë Islame të Indisë për dy shekuj me radhë.
Britania dhe Amritsari
Administrimi i Kashmirit nga muslimanët vazhdoi deri në vitin 1839. Në këtë vit hyri kompania britanike kolonialiste e Lindjes India, kur dhe bëri një marrëveshje të çuditshme historike me familjen hinduse Aldoagra, e cila u quajt si marrëveshja Amristari . Britania me këtë marrëveshje ia shiti këtë vilajet kësaj familje për kohë të caktuar 100 vite për vetëm 7.5 milon rubi që është e përafërt me 1.5 milion dollar. Koha e kësaj marrëveshje do të përfundonte me 1946, ndërsa për këtë mendimtari i madh Ebu Ala el Mevdudi ka thënë: “Burrat e politikës britanike e kanë shpikur çështjen e Kashmirit”.
Administrimin pastaj e morri Maharani (mbreti i madh) Gulab Sjing dhe kjo ishte hera e parë prej hyrjes së Islamit në Indi që në Kashmir pakica jo islame sundoi shumicën islame. Gjatë një shekulli muslimanët iu ekspozuan llojeve të ndryshme të persekutimeve dhe padrejtësive. Nuk iu lejohej atyre që të punësohen në punët administrative të shtetit apo të ushtrisë, u detyruan të paguajnë tatime të larta dhe gjithashtu iu vënë kufizime të rënda për kryerjen e adhurimeve.
Historia përmend që prerja e lopëve dënohej me vdekje, dhe ky ligj vazhdoi deri në vitin 1934 kur u ndërrua me 10 vite burg dhe punë të rënda! Armëmbajtja për muslimanin ishte e ndaluar. Hindusi kur pranonte Islamin konfiskohej prona e tij, ndërsa muslimani i cili dilte nga feja Islame kishte mundësi të artë të jetonte një jetë shumë më të mirë. Sipas historisë, gjatë shekullit që sundoi familja Aldoagra në Kashmir, kishte pasur 28 qeveri, asnjëra prej tyre nuk kishte as edhe një musliman në të!
Ri-ndërgjegjësimi
Popullata 80% muslimane jetoi kështu nën presionin e persekutimeve të një pakice 20%. Muslimanët filluan të ndiejnë realitetin e hidhur dhe padrejtësinë që iu bëhej dhe kjo ndikoi që të paraqiten “Intifada” të shumta të muslimanëve në këto anë. Muslimanët kishin bërë aleancë me hindusët në luftë për pavarësi kundër anglezëve edhe pse ishin në kundërshtim të madh fetarë në mes veti. Në këtë kohë paraqiten thirrjet e shumta për formimin e një shteti për muslimanët në vendet ku ata ishin shumicë. Në vitin 1906 themelohet 'El Xhamia el Islamije' e cila kërkonte pavarësi nga India. Kjo parti bashkëpunonte me Partinë e Konferencës Indiane, që e kryesonte Gandi, por pasi që panë fanatizmin hindus, partia 'El Xhamia El Islamije' miratoi idenë e ndërtimit të një shteti të pavarur dhe të veçantë për muslimanët.
Në Kashmir u shtuan edhe më shumë persekutimet hinduse ndaj muslimanëve të cilët u bashkuan dhe formuan një parti të quajtur Konferenca Kombëtare Islame, me udhëheqës Muhamed Abdullah. Partia morri në gjirin e saj edhe disa hindus, dhe në takimin e parë më 1932, morën pjesë 40 mijë persona. Por, kjo parti konsiderohej si degë e partisë 'Konferenca Hinduse'. Pastaj u themelua një parti tjetër me emrin Konferenca Islame e Kashmirit, nën udhëheqjen e Shudri Gulam Abas, i cili që në mbledhjen e parë bëri thirrje që të shpëtohet Kashmiri nga Mehraja hindus Heri Sing dhe të bashkohet me shtetin e Pakistanit (toka e pastër) kur të formohet.
Kur vërejtën hindusët suksesin e partisë Konferenca Islame dhe pranimin e tyre nga ana e popullatës së këtyre anëve formuan degë të Partisë së Konferencës Hinduse në Kashmir, në pajtim edhe me Mehrajen në vitin 1939 me të vetmin qëllim që Kashmirin t'ia bashkangjesin Indisë.
Hindusët gjithashtu u futën në mesin e dy partive të muslimanëve, atë të Konferencës Islame dhe të Konferencës Kombëtare. Kjo e shtyri udhëheqësin e madhe të muslimanëve të Indisë dhe themeluesin e shtetit të Pakistanit që të udhëtojë për në Kashmir në vitin 1943 për t'i shuar përçarjet e këtyre dy partive dhe bashkimin e tyre në një parti të madhe dhe të vetme që i përfaqësonte muslimanët e Kashmirit. Por ai nuk ia arriti këtij qëllimi për shkak që Muhamed Abdullah refuzoi këtë çështje. Qeveria e Kashmirit persekutoi dhe burgosi shumicën prej anëtarëve të partisë së Konferencës Islame si dhe refuzoi rezultatet e zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 1928, në të cilat kjo kishte fituar shumicën e ulëseve edhe përkundër ndalimit të kandidimit të shumë prej anëtarëve të kësaj partie.
Në vitin 1944 muslimanët u ngritën në revolucion. Të dy partitë e bojkotuan Mihrajen, e ky i fundit e burgosi Muhamed Abdullahun me tri vjet burgim, kurse udhëheqësi Indian Nehru ia dërgoi një avokat për mbrojtje.
Ndarja dhe masakrat
Një shekull nga nënshkrimi i marrëveshjes së Amristar, kur Britania e shiti Kashmirin, parlamenti i Anglisë nxori një ligj për pavarësimin e Indisë. Në këtë kohë India ishte e ndarë në rajone, rajonet ishin nën sundimin e drejtpërdrejt nga anglezët. Kur u shpall ndarja e Indisë në dy shtete të pavarura njëra për muslimanët dhe tjetra për të tjerët, më 1947 Muhamed Ali Xhenah u bë kryetari i parë i shtetit Islam që u emërua Pakistan. Rajoneve të quajtura Imarate iu dha e drejta të zgjedhnin; të mbesin të pavarura apo të bashkëngjiten me njërën nga dy shtetet, Indinë apo Pakistanin, duke pasur parasysh gjendjen gjeografike, ekonominë dhe strategjinë e atij vendi. Mirëpo kjo rregull kishte përjashtime të rrezikshme, p.sh: dy krahina Hajdarabad dhe Xhunakad që ishin afër Pakistanit, ishin me shumicë të popullatës hinduse kurse udhëheqësit e të dyjave ishin muslimanë, kurse përjashtimi më i rrezikshëm ishte Kashmiri i cili ishte i banuar me më shumë se 4 milion banorë, shumica e tyre muslimanë por administrohej nga një hindus.
Anglezët bënë marrëveshje me partinë e Konferencës Hinduse që Kashmiri t'i bashkëngjitej Indisë, ndërsa qëllimi ishte që Kashmiri të mbetej mollë sherri në mes të Indisë dhe Pakistanit dhe rezultat i kësaj është që në nën-kontinentin Indian të mos ketë shtet të fuqishëm që sfidon ekonominë dhe strategjinë e Anglisë në këto anë.
Kashmiri para vendimit të ndarjes organizoi rezistencë të cilën e udhëhoqën muslimanët kundër padrejtësive etnike. Konferenca Islamike një muaj para vendimit të ndarjes vendosi të bashkëngjitet me Pakistanin kurse të rinjtë muslimanë të organizojnë një lëvizje xhihadi për çlirimin e Kashmirit dhe bashkëngjitjen e tij me Pakistanin.
Në këtë kohë Mahraja bëri marrëveshje me Pakistanin që të mbetet gjendja kështu si ishte deri më tani me ndihmë të ndërsjellë në mes Pakistanit dhe krahinës së Kashmirit, sepse Kashmiri edhe para ndarjes ishte nën udhëheqjen e autoriteteve të qytetit Lahor e cila u bashkëngjit me Pakistanin pastaj. Me këtë Pakistani u bë përgjegjëse për mbrojtjen e Kashmirit dhe çështjet e saj të jashtme, si të ishte pjesë e tij.
Kurse në anën tjetër Mehraja formoi banda të armatosura terroriste hinduse të quajtura Jan Sing, RSS dhe Hindu Muhasabaha të cilat sulmuan muslimanët me sulme mizore terroriste në të cilat u vranë dhjetëra mijëra muslimanë.
Me 1947 u mbajtën protesta të dhunshme kundër këtyre sulmeve nën udhëheqjen e Xhudri Hamidullah Khan por policia i sulmoi me armë ku ranë shumë të vdekur të cilët kërkonin bashkëngjitjen e tyre me Pakistanin.
Konferenca e bujqëve
Me 16 shtator 1947 u mbajt konferenca e bujqve të Kashmirit ku u kërkua bashkimi me Pakistanin mirëpo Mehraja e refuzoi këtë kërkesë dhe filloi shpërndarjen e armëve në mesin e hindusve. Në anën tjetër fiset Pakistaneze shpejtuan t'iu ndihmojnë vëllezërve të tyre. Nga frika e këtyre ndodhive dhe përkeqësimit të gjendjes, Muhamed Abdullah të cilin e kishte amnistuar Mehraja shpalli qëndrimin e tij të njëjtë me atë të Mehrajes duke ia dorëzuar qeverisjen. Atë ditë u vranë rreth 62 mijë dhe në këtë gjendje Mehraja iku për në Indi ku u vendos në kryeqytetin Delhi, duke e lënë Kashmirin të fundosur në gjak.
Muslimanët e Kashmirit çliruan një pjesë të Kashmirit. Më 4 tetor 1947 Muxhahid Muhamed Ibrahim formoi ushtrinë e Kashmirit të lirë “ Azad Kashmir”. Ai bashkoi ushtrinë e Kashmirit e cila kontrolloi shumicën e vendit dhe bëri mbrojtjen e qeverisë. Mahraja, pasi i doli nga dora sundimi në Kashmir, vendosi që të sulmojë për herën e fundit muslimanët e Kashmirit. Me 27 tetor bëri marrëveshje me Indinë që të bashkon Kashmirin me Indinë edhe pse kjo ishte kundër vullnetit të shumicës së popullit dhe gjithashtu kundër marrëveshjes së tij të më hershme me Pakistanin duke i shtuar edhe përfundimin e marrëveshjes 100 vjeçare Amristar, e cila i jepte mbrojtje atij dhe familjes së tij.
Ai shpalli bashkimin me Indin për të filluar një tragjedi të re.
Tragjedi e re!
Pasi arritën suksese luftëtarët muslimanë dhe iu afruan Siringjarit, kryeqytetit të krahinës, India dërgoi aeroplanë luftarakë për të ndalur përparimin e luftëtarëve të Kashmirit, dhe në përcjellje të këtyre forcave ishte Mihraja. Në mesin e dy palëve ndodhën përleshje. Udhëheqësi i Indisë dërgoi telegram tek udhëheqësi i Pakistanit në të cilin u zotua që India do të tërheqë forcat e saj nga Kashmiri pas qetësimit të situatës dhe kthimit të paqes. Në të gjithashtu u zotua që Kashmiri do të lihet i lirë të vetëvendosë për të ardhmen e tij, me Indin apo Pakistanin.
Qeveria pro Mihrajes lehtësoi rrugët e shpërnguljes së kashmiritëve për në Pakistan. Ata që dëshironin të shpërnguleshin, duhet të tuboheshin në një vend të caktuar! Kashmiritët menduan që qeveria ishte serioze për këtë dhe u tubuan numër i madh, kurse hindusët filluan shtënët me armë ku ranë mijëra të vdekur, u dhunuan mijëra të reja kashmirite prej të cilave ishte edhe bija e Shudri Gulam Abas, themeluesit të Lëvizjes për Çlirimin e Kashmirit. Atëherë iu dha urdhër ushtrisë pakistaneze për të marrë pjesë në luftë kundër ushtrisë Indiane.
Kur përparoi aq shumë sa që kishte mundësi të ndodhte luftë e armatosur në mesin e dy shteteve, India e dërgoi çështjen e Kashmirit në Kombet e Bashkuara e cila ndërhyri dhe morri vendim për armëpushim në 1949 dhe vendosi të mbahet një referendum i lirë nën përkujdesjen e Kombeve të Bashkuara. Forcat paqeruajtëse u shtrinë në dy anët por nenet tjera të marrëveshjes nuk u realizuan, kurse këto forca mbeten deri më 1972, kur edhe kërkoi tërheqjen e tyre India nga ana e saj.
Pjesa veriore e Kashmirit mbeti nën sundimin e Pakistanit dhe njihej me emrin Azad Kashmir kurse pjesa tjetër, 2/3 me 60% musliman mbeti nën administrimin e Indisë. Prej kësaj kohe nuk pushuan lëvizjet e rezistencës së armatosur kashmiriane kundër pushtimit hindus.
Në Këshillin e Sigurimit u morën vendime të cilat u anashkaluan gjithherë e posaçërisht vendimi i vitit 1949 që tekstualisht tregon për mbajtjen e një referendumi të lirë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara. Pakistani ishte i vetmi që konfirmoi këtë. Kurse India i kundërshtoi të gjitha propozimet të cilat i propozonin ndërmjetësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe mbante qëndrimin që Kashmiri u bashkëngjit me Indinë me dëshirën e saj dhe se zgjidhja e vetme e pranuar është tërheqja e forcave të armatosura pakistaneze nga Kashmiri. Kur u dërgua çështja në Këshillin e Sigurimit më 1957, India e gjeti veten të izoluar ndërkombëtarisht dhe nga aleatët e saj por ajo insistoi që të kundërshtoi çdo rol të Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e problemit, me arsyetimin e vetëm që kjo është çështje e brendshme që nuk hyn nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Pastaj në vitin 1963 shpalli Kashmirin dhe Xhamun krahina hinduse me status të njëjtë me krahinat e tjera hinduse dhe se ky ishte aneksimi përfundimtar.
Pastaj India filloi një plan të studiuar për ndryshimin e banorëve në krahinë duke populluar vendin me hindus posaqërisht me ata që kishin shërbyer në ushtrinë hinduse. Atyre iu jepeshin punë të ndryshme. U mbyllën mijëra shkolla islame, u konfiskuan shumë prej pasurive, u mbyllën 200 institucione islame, u ndryshuan plan-programet shkollore dhe ndodhën veprime terroriste kundër muslimanëve. Si rezultat i këtyre veprave terroriste hinduse ndodhën konflikte të armatosura ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, më e dalluara lufta e dytë në mes dy vendeve 1965 dhe lëvizjet e armatosura xhihadiste që mbështeteshin nga Pakistani.
Çështja e Kashmirit ende ndikon në çështjet e brendshme të Indisë dhe Pakistanit dhe se është faktor që ndikon në konflikte ndërmjet dy shteteve.
Burimi: www.islamonline.com
Përktheu: Sami Fetahu
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)