Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

KB mbėshtesin vendet e Evropės Juglindore pėr komunikimin pėrmes internetit

Kombet e Bashkura po mbėshtesin vendet e Europės Juglindore nė krijimin e infrastrukturės dhe kuadrit ligjor qė tė mundėsojnė njė komunikim pa kufi permes internetit dhe teknologjive inovatore te Telekomunikacionit.

E shtune 24 Dhjetor 2011 0:04

Aksesi në internet, përfitimi nga teknologjia broadband ose brezgjerë dhe komunikimi pa kufi është sot një domosdoshmëri në jetën sociale dhe ekonomike, njëlloj si rrjetet e transportit, ujit dhe energjisë.

Shifrat e fundit zyrtare nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit tregojnë se 1/3 e popullsisë 7 miliardëshe në botë përdor internetin dhe se 45 % e numrit total të përdoruesve të internetit në nivel global janë nën moshën 25 vjeç.

Në vendet e Europës Juglindore, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnjë- Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, që aspirojnë integrimin në BE, aksesi në internet dhe shërbimet që ofron telekomunikacioni është më i ulët se në vendet e këtij Bashkimi dhe në ato të zhvilluara të botës. Por gjithsesi trendi është drejt një rritjeje të dukshme të përdoruesve te internetit. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2011 përdoruesit e internetit në EJL janë 62% e popullsisë në krahasdim me 44 % që kanë qënë në vitin 2006. Nancy Sundberg, eksperte në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit

( International Telecommunication Unit, ITU) thotë për programin shqip të DW se kjo agjensi e Kombeve të Bashkuara po asiston vendet e EJL ne disa drejtime.

Adaptimi i kuadrit ligjor të BE - element i rëndësishëm

“ Ajo që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit bën në vendet e EJL është mbështetja që këto vende të bëhen tërheqëse për investitorët e huaj dhe njëherazi të krijojnë një mjedis konkurrues nga i cili të përfitojnë qytetarët dhe konsumatorët e Teknologjisë së Informacionit. Po përpiqemi të arrijmë të sigurojmë një kuadër ligjor për hartuesit e politikave dhe entet rregullatore duke i mbështetur që të realizojnë në praktikë të drejtën universale të aksesit të qytetarit në shërbimet e internetit, të teknologjisë “broadband”dhe në përgjithësi të ICT( Information Communication Technology)” thotë Nancy Sunberg.

Kjo nuk është e lehtë. Vende si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë- HErcegovina dhe Kosova ndryshojnë nga njëri tjetri, vijnë nga mjedise, sisteme ligjore dhe rregullatore të ndryshme. Por kanë edhe një element të rëndësishëm që i bashkon: adaptimi i kuadrit ligjor të BE. Shpejtësia me të cilën vendet e EJL vendosin infrastrukturën e teknologjisë broadband është e ndryshme. Prandaj bashkëpunimi mes tyre luan rol të dorës së parë për të fituar kohën e humbur.

Fushat e bashkëpunimi rajonal

“Kemi vënë re që në botën dixhitale, në ekonominë dixhitale duhet të dish se çfarë bëjnë fqinjët e tu, pasi nuk mund të punosh duke qënë i izoluar. Pra, lypset një kuadër ligjor që nxit bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e praktikave rregullatore. Psh. adaptimi i regjimeve të autorizimit, që lejojnë investitorët të kenë të njëjtin kuadër ligjor si në një vend ashtu edhe në tjetrin përbën një nga masat e rëndësishme rregullatore që po synojmë të ndërmarrim” thotë Nancy Sundberg.

Komunikimi përmes internetit nuk njeh kufinj gjeografikë dhe politikë. Këtë e provojmë të gjithë kur përdorim internetin dhe shërbimet e tjera që ofrojnë teknologjitë inovativetë telekomunikacionit. Por kjo mundësi shoqërohet me domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për çështje të tilla si pronësia intelektuale, copy right, privacy, mekanizmat e financimit, fondet private dhe publike. Por mbi të gjitha në zemër të bashkëpunimi rajonal mbetet krijimi i një mjedisi ftues dhe tërheqs për investitorët e huaj si një parakusht për të aplikuar përdorimin e teknologjisë broadband në internet si edhe aksesin në shërbimet e tjera të ICT( Information Telecommunication Tecnology)

Tërheqja e investimeve - sfida më e madhe për Europën Juglindore

“Një nga sfidat më të mëdha është tërheqja e investimeve për të mundësuar vendosjen e rrjeteve të brezit të ardhshëm. Njëkohësisht ndërgjegjësimi i përdoruesve për përfitimet nga përdorimi i teknologjisë dhe ekonomisë broadband. Pra vëmendja drejtohet jo vetëm tek infrastruktura, por kur flasim për teknologjinë broadband kemi të bëjmë me “ broadband ecosistem” pasi prek pothuajse çdo aspekt të jetës sonë” thotë Znj. Sundberg.

Bashkëpunimi rajonal dhe ai ndërkombëtar nuk mund të mos ndalet në çështjet aq shumë të debatuara kohet e fundit lidhur me sigurinë në përdorimin e internetit dhe teknologjisë broadband. Natyrisht, që sigurinë e internetit e dëshërojmë të gjithë. Por përcaktimi i saj dhe i “ privacy” nuk është i njëjtë në vende të ndryshme, pasi varet kultura, mjedisi ekonomiko- politik në sejcilin vend. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve synon të mbështesë vendet e Europës Juglindore për të arritur në një përqasje të kordinuar për këto çështje./dw/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve