Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Kelmendi udhėton pėr medalje nė Japoni

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi pranon se i duhet tė ketė fat pėr tė fituar medalje nė kampionatin botėror pėr seniorė.

E hėne 6 Shtator 2010 12:25

 

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi pranon se i duhet të ketë fat për të fituar medalje në kampionatin botëror për seniorë. Kelmendi të martën (nesër) niset për në Tokio të Japonisë ku nga 9 deri më 13 shtator mbahet gara më e fortë në xhudo. Në Tokio do të paraqiten xhudistët më të mirë të botës.

19-vjeçarja vitin e kaluar doli kampione e botës, Evropës dhe Ballkanit për juniore.

"Jam e përgatitur shumë mirë. Po ashtu jam në formën më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Shpresoj të kem fat dhe të tregohem e suksesshme në Japoni. Në gara të nivelit më të lartë, si kampionati botëror për sendorë nevojitet edhe fati. Nëse fitojë medalje do të jetë sukses shumë i madh, por do të jem e kënaqur edhe nëse renditem në mesin e tetë më të mirave", ka thënë Majlinda Kelmendi të dielën.

Kelmendi garon në kategorinë deri 52 kg. Ajo u paraqit në kampionatin botëror për seniorë që vitin e kaluar u mbajt në Rotterdam. U eliminua në rrethin e parë.

"Atë kampionat e kam harruar tashmë. Jam koncentruar në kampionatin e Tokios dhe jam e gatshme për sukses. Gjatë këtij viti kam treguar luftëra të mira, ndërsa jam paraqitur edhe në shumë kampe ndërkombëtare", ka shtuar Kelmendi.

Ajo vlerësohet sportistja më e mirë kosovare. Në maj fitoi një turne të madh në Tunizi, ku u paraqitën xhudistet ndër më të mirat në botë.

Edhe trajneri Driton Kuka thotë se Kelmendi me pak fat mund të fitojë medalje në botëror.

"Majlinda është e përgatitur maksimalisht. Për nga cilësia, ajo e ka vendin në mesin e dhjetë xhudisteve më të mira në botë. Nëse ka fat mund të fitojë edhe medalje. Tetë xhudistet më të mira ndahen nëpër grupe. Nëse Kelmendi nuk qëllon në grup me tri më të mirat në botë, atëherë pres të shkoj lart. Tri më të mirat janë dy japoneze dhe një ruse. Tri xhudiste tjera që bëjnë pjesë në tetëshen më të mirë, Kelmendi i ka mposhtur këtë vit. Nëse ajo nuk do të kishte gjasa reale për medalje, nuk do të udhëtonim fare në Japoni", ka thënë Kuka.

Në Botëror do të paraqiten xhudistë nga 101 shtete të ndryshme. Kosovën përveç Kelmendit do ta përfaqësojnë edhe Nora Gjakova e Fatos Tabaku. Sipas Kukës, Gjakova e Tabaku nuk kanë gjasa të luftojnë për medalje. Kelmendi do të garojë të dielën e ardhshme, ndërsa Gjakova e Tabaku një ditë më parë. Në kategoritë e dy xhudisteve do të paraqiten nga rreth 50 garuese.

Xhudistët kosovarë në Japoni do të përfaqësojnë Kosovën, ndërsa do të paraqiten me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). IJF edhe ka paguar shpenzimet e udhëtimit për delegacionin pesë anëtarësh nga Kosova. Ndërsa, akomodimin e mbulon Departamenti i Sportit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve