Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Kėshilli Antikorrupsion – ende vetėm zotim i Presidentes

Iniciativa e presidentes, Atifete Jahjaga, pėr formimin e Kėshillit Antikorrupsion dhe Krim tė Organizuar, ende vazhdon tė mbetet vetėm njė zotim i saj

E shtune 28 Janar 2012 13:10

Iniciativa e presidentes, Atifete Jahjaga, për formimin e Këshillit Antikorrupsion dhe Krim të Organizuar, ende vazhdon të mbetet vetëm një zotim i saj, edhe pse presidentja Jahjaga kishte deklaruar se së shpejti ky këshilli do të fillojë së funksionuari. Këto vonesa, këshilltarët e saj i arsyetojnë me angazhimet e shumta të presidentes. Ndërsa, drejtues të shoqërisë civile e kanë mirëpritur iniciativën e presidentes, mirëpo sipas tyre, ende nuk po shihet asgjë konkrete në këtë drejtim, ndërkohë e konsiderojnë të pa nevojshme implikimin e mundshëm të Qeverisë në këshill.

Duke folur për rolin që do të ketë ky këshillë, këshilltarja e presidentes për çështje ligjore, Ariana Qosaj-Mustafa, ka thënë për Kosovapress, se ky mekanizëm kryesisht do të ketë rolin koordinues, i cili themelohet dhe udhëhiqet nga presidentja e Kosovës. Sipas saj, këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve dhe shoqërisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo shtoi, se këshilli do të raportojë në baza të rregullta kohore, lidhur me punën dhe aktivitetet e institucioneve, ndërsa ende janë në fazat e diskutimit për takimet që do t’i ketë këshilli.

“Ende jemi në fazën e diskutimeve lidhur me atë se sa herë do të mblidhet. Mendohet meqë kryeson presidentja së paku do të jenë 4 takime në vite, sepse do të jenë takime në të cilat do të nxirren qëndrime lidhur me zbatimin dhe aktivitetet që janë duke i marrur institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Mirëpo, natyrisht do të ketë mundësi që të ketë edhe komisione të vogla, të cilat do të punojnë në baza të rregullta, të cilat do ta informojnë këshillin”, ka thënë ajo.

Vonesat për jetësimin e këtij këshilli, ajo nuk i arsyeton me kaq, por sipas saj janë edhe çështejet ligjore dhe angazhimet e ngjeshura që i ka presidentja Jahjaga.

“Për shkak të angazhimeve që ka pasur presidentja, e dini që ka pasur vizita në SHBA, edhe shumë udhëtime që ndodhen gjatë janarit. Mendohet qe derisa t’i përfundojmë disa prej procedurave, do të thotë që duhet t’i bëjmë rregullat e procedurave, duhet të krijohet edhe një lloj akti i themelimit të këshillit. Shpresojmë që shumë shpejt do të thirret mbledhja e parë konstituive gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ajo.

Zërave se presidentja nuk ka të drejtë juridike të formojë këtë këshill, Qosja-Mustafa iu është përgjigjur, duke thënë se tw drejtwn për ta formuar një këshill të tillë e ka në Kushtetutë, respektivisht në nenin 83 të Kushtetutës se Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë, Petrit Zogaj, nga Lëvizja “FOL”, thotë për Kosovapress, se presidentja Jahjaga edhe pse ishte zotuar se së shpejti do të formonte Këshillin Antikorrupsion, në këtë drejtim ende nuk po rezulton asgjë konkrete. Sipas tij, ky këshill do të duhej të funksionojë në kuadër të punëve të secilit institucion përkatës, dhe në fillim të çdo muaji të raportohet për muajin paraprak se çfarë kanë bërë.

“Kemi parë që në Kuvendin e Kosovës, presidentja Jahjaga e përmendë në terma të përgjithshëm se do të krijojë një këshill, mirëpo nuk kemi parë që ka marrë hapa konkret. Kemi parë që nuk ka dërguar ftesa për institucionet përkatëse. Ne vazhdojmë të besojmë dhe mendojmë se ky këshill do të duhej të funksiononte, por pa implikime buxhetore”, ka thënë Zogaj.

Ai vlerëson se formimi i Këshillit Antikorrupsion është i domosdoshëm, sidomos tani, kur shkalla e korrupsionit është shumë e lartë. Ai mendon se pjesë e këtij këshilli nuk duhet të jetë Qeveria e Kosovës, ngase sipas tij, kemi edhe zyrtarë të lartë të saj që janë duke u hetuar për korrupsion.

“Në rastin e këshillit, ne kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të kishte rol aspak brenda këtij këshillit, për shkak se ky këshill do të ishe keqpërdorur nga ana e Qeverisë, deri sa ajo të jetë e gatshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne nuk kemi parë që kjo qeveri është e gatshme për luftuar krimin dhe korrupsionin, sepse një gjë e tillë nuk po vërehet, për faktin se në Qeverinë e Kosovës kemi zëvendëskryeministra, të cilët janë duke u hetuar për korrupsion, që mbajnë funksione të larta publike, siç është edhe rasti i z.Bukoshi”, tha Zogaj.

Ndryshe, presidentja Atifete Jahjaga, në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë fjalimit vjetorë, në Kuvendin e Kosovës, kishte deklaruar se shumë shpjet do të merrë një iniciativë për themelimin e një Këshilli Koordinues Antikorrupsion, por deri më tani, themelimi i këtij këshilli vazhdon të jetë vetëm një zotim i saj./Kosovapress/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Mehdi E shtune 28 Janar 2012 13:29

    pAVARESISHT SE SI U ZGJODH KJO pRESIDENTE? ME DUHET TE POHOJ SE PARAQITJA E SAJ E JASHTEME RREZATON ,,zonjallek,, THONE SHKODRANET iNSHALLA ESHTE GRUA E FORTE EDHE NE DREJTIM TE RRENJEVE TE SAJ ISLAME ZOTI JA DHASHTE TE MBAREN DHE E UDHEZOFTE NE RRUGEN E TE PAREVE TE SAJ

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve