Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës me armë, në ditën e parë të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek kreu i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, i cili gjatë ditës së premte madje ka shqyrtuar edhe mundësinë e “ngrirjes së marrëdhënieve” me FSK-në, ka marrë vesh “Koha Ditore” nga burime të sigurta.
Këtë e ka konfirmuar në orët e vona të pasdites shefi i Zyrës për media i KFOR-it, koloneli Hans Peter Buh. Ai ka thënë se KFOR-i ka kërkuar që gjatë manifestimit pjesëtarët e FSK-së të mos paraqiten me armë, mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, është shpërfillur.
“FSK-ja nuk ka pasur leje të bartë armë sot”, ka thënë Buh. Ai ka bërë të ditur se me gjithë diskutimet e zhvilluara gjatë ditës KFOR-i ende nuk ka marrë vendim për masat, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve me FSK-në.
“Jemi duke e diskutuar edhe këtë, por do të shohim se cili do të jetë vendimi përfundimtar”, ka thënë Buh.
Ndërkohë një deklaratë të tillë nuk ka mundur ta besonte Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronazhin e të cilit edhe është bërë organizimi i të gjithë manifestimit për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Këshilltari i kryeministrit, Shaip Muja, ka thënë se kjo informatë më shumë është pjesë e “bulevardeve të gazetarëve”, sesa diçka zyrtare.
“Nuk e besoj se për një çështje të tillë mund të ngrihen marrëdhëniet, s’e kemi rëndu askënd dhe nuk besoj se kjo informatë është përcjellë nga NATO-ja”, ka deklaruar Muja për gazetën nëpërmjet telefonit. Ai ka shtuar se armët janë pjesë e Gardës ceremoniale.
“Nuk është ajo bartje e armëve, por është pjesë përbërëse e Gardës që i jep kuptim asaj. Nuk e di se si e ka komentuar KFOR-i këtë, ne s’kemi diçka zyrtarisht ende dhe nuk besoj që NATO-ja i prish raportet për një çështje aq minore dhe për një çështje kaq domethënëse”, ka thënë këshilltari Muja.
Sipas Mujës, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Këshilli organizativ i Epopesë, nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi për bartjen apo jo të armëve nga pjesëtarë të FSK-së. “Kjo është gardë për respektimin e delegacioneve që vijnë në Kosovë ose për ceremoni mortore. Ne jemi duke bërë shtet dhe nëse dikujt i pengon që ceremonia të mos përcillet me këtë simbolikë, mendoj që nuk është e nevojshme të komentohet”, ka thënë Muja, duke theksuar vazhdimisht se nuk është në dijeni për ndonjë reagim të KFOR-it.
Ndërkohë, as Ministria e Forcës së Sigurisë e Kosovës gjatë ditës së premte nuk ka pasur ndonjë informacion për “hidhërimin” e KFOR-it.
“Ne nuk kemi marrë diçka konkrete për atë që po thoni, s’kemi ndonjë reagim konkret dhe nuk e dimë nga ka ardhur ky reagim. FSK-ja ka qenë e pranishme me agjendë të Qeverisë dhe i është përmbajtur agjendës së Këshillit organizativ që ka qenë nën patronazhin e kryeministrit Hashim Thaçi”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala. /koha ditore/
karikature kfor fsk 2.png)
Karikaturë e Jeton Mikullovcit /Koha Ditore/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 hereEdhe komunizmi ne fillim ishte i bukur por per vete komunistet.Siq duket keta neokumunistet tane te perbetuar ne flamurin tanime neokomunist nuk e kane kuptuar se FSK nuk eshte asgje tjeter pos sikurse atehere ish mbrojtja popullore e KSA te Kosoves e cila armatimin e saj me ligjin e ish RSFJ-se duhej ta mbante te mbyllur ne depombrenda Kosovesndersa per misione antinjerezore si ne afganistan shume shpejte do te na pranojne ne NATO.Allahu i shkaterrofte zullumqaret.Amin,amin...!
kjo tregon se sa jan do vende per ta formuar ushtrine e kosoves , po dias njerz nuk po ekuptojn se ushtrin e kosoves duhet me eformu vet ,u dasht mi die se i hjekne nerzit qe kan punuar edhe mesura dhe trajnuar per ushtri edhe i qiten ne rrug ma konkretisht pjestart e TMK se edhe kerkush nuk e ngriti zerin se keta njerz jan meritor per ta formuar ushtrin e kosoves po inshalla keta njerz i kuptojn gjerat edhe i kthehn njeri tjetrit dhe endertojn nje ushtri mbi vlera e jo te persin qe tjav ndertoj dikush se kjo nuk ka vlera por ju kshilloj qe ti ndihmoni njerzve qe kan dhan kontribute ne luft ne tmk edhe ketyre tuj dham gjerat ne dore , se jemi kah shkojm kah nuk na duhen te shkojm
O kfori edhe nese te kemi hidheru plliz amerika por duhet ta dim se armet gjithmon i kemi mbajtur edhe do ti mbajm
sa i perket temes ngrirjes se mardhanjeve midis forcave te natos dhe fsk per shkakun pse garda e fsk ka marr pjes me arme ne dymbdhjet vjetorin e epopes se uqk esht diqka apsurde sepse ne qdo pervjetor ku manifestimet e tilla i organizon qeveria ose marr ma thjesht struktura ma e lart e shtetit ato duhet te respektohen me dinjitetin ma te lart sepse epopeja e uqk shenon aktin ma te lart per popullin shqiptarper te cilin akt sublin rane bijt dhe bijat ma te mir te kombit te cilet derdhen gjakun per lirin e KOSOVES.une ketu isha pajtuar me hidhrimin e natoskforitper te vetmen arsye sepse ne si shqiptar dhe si shtet i sa po dalur nga lufta qe dhjet vite kurr njiher se ngritem zerin ndaj padrejtesive qe iu ben ne radh te par TMK dhe tash FSK ne fund te fundit nejemi ata qe vendosim.
hahahaha BOTA PODON USHTRIJ PA ARMATIM ???NJI USHTRIJ ME NJI GJENERAL TE VDEKUR ! PO THUAJA SE EDHE EKEMI NI USHTRIJ TE QARMATOSUR QYSH SE KUR EKAN NENSHKRUAR PAKOJEN E ATI FAR MU............ ATISARIT IKEMI POLITIKANET TE MEQUM NE PUSHTET ???
ishalla pėr 20-vjetorin e Epopejės sė UĒK-sė dhe rrėnies heroike tė A.Jasharit defilojmė me forcė edhe mė tė madhe reale ushtarake e ata tė cilėt nuk na dojnė tė mirėn...le tė pėlcasin edhe ma shumė pamarė parasysh a e kanė emrin KFOR,UNMIK, UN apo kutadi unė