Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Kikboks:Bajrami mbron titullin kundėr britanikut Knowles

Kikboksieri kosovar, Xhavit Bajrami, do tė mbrojė titullin e kampionit tė botės nė kategorinė e rėndė - versioni ISKA, kundėr britanikut Chris Knowles, ka njoftuar presidenti i ISKA-Europe, Fritz Exenberger, tė hėnėn, nė njė konferencė pėr media nė Prishtinė.

E mėrkure 24 Shkurt 2010 10:23


Meçi do të zhvillohet më 8 maj në palestrën "1 Tetori", në Prishtinë. Mbrëmja e kikboksit do të quhet "K-1 Nata e Gladiatorëve" dhe pos meçit kryesor Bajrami - Knowles, do të zhvillohen edhe pesë meçe të tjera profesioniste. Në këto meçe do të paraqiten kikboksierët kosovarë: Tefik Bajrami, Avni Kabashi, Blerim Rashiti, Muharrem Hasani e Shemsi Beqiri.

"Sërish në Prishtinë do të kemi një mbrëmje të madhe kikboksi dhe të vlefshme për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë", ka thënë Exenberger. "Kësaj here Bajrami do të mbrojë titullin e botës kundër britanikut Knowles që është numër një në Britani. Pres një meç të fortë dhe shpresoj që Bajrami edhe njëherë të dëshmohet para publikut kosovar".

Bajrami është në Kosovë, por thotë se gjatë javës do të udhëtojë në Zvicër për të nisur përgatitjet për këtë meç.

"Do të jetë një ngjarje e madhe jo vetëm për mua, por për mbarë Kosovën. Nuk premtoj shumë, por pres një meç të fortë dhe jam i gatshëm të jap maksimumin për ta mbrojtur titullin e kampionit", ka thënë Bajrami. "Kundërshtari është i qëndrueshëm dhe i lëvizshëm, por besoj se përvoja ime do të jetë përparësi e madhe. Pres që tifozët edhe njëherë t'i gëzohen suksesit tim"./koha/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Mehdi Shkodra E mėrkure 24 Shkurt 2010 23:17

    Fitore dhe ishalla te shpejte. Nji patriot si puna jote e ishalla me fjalen e Allahut ne goje dhe me mendjen tek Ai , fitorja ka me ardhe natyrshem. Qetesi dhe Besim.

    Reply

  • xani E enjte 25 Shkurt 2010 19:20

    A dota mbron apo e ka mbrojt titullin me theksu pak ma mir per lexuesit tung ju pershendes

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve