Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Kisha amerikane sfidon kritikat: Do tė djegim Kur’anin

Njė kishė e vogėl amerikane thotė se do shpėrfillė dėnimin ndėrkombėtar dhe do ēojė pėrpara planin pėr djegien e Kur’anit nė pėrvjetorin e sulmeve tė 11 shtatorit.

E mėrkure 8 Shtator 2010 12:43

 

Kryekomandanti i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, gjeneral David Petraus paralajmëroi se përfundimi i planit mund të vendoste në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë me misione në botë.

Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se plani i kishës ishte “fyes dhe i turpshëm”. Vendet myslimane dhe NATO gjithashtu kanë kritikuar veprimin, teksa Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e quajti idenë “idiote dhe të rrezikshme”.

Por organizatori, pastori Terri Xhons tha se “ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë elementit radikal islam”.

Polemikat vijnë në një kohë që po shqyrtohet marrëdhënia SHBA-islam. Në mbarë vendin janë ndezur debate lidhur me ndërtimin e një qendre kulturore dhe xhamie afër “Ground Zero” në Nju Jork, ku ndodhën atentatet e 11 shtatorit./start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • hasan56 E enjte 9 Shtator 2010 18:32

    lereni ti djege se leter po djeg e nuk po djeg fene tone bile ai soj shejtani po na tregon se me csoj robesh kemi te bejme Le ta djege se ne ate zjarr do perfundoje

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve