Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen për masat që po merr Greqia për tu përballur me defiçitin e thellë buxhetor. Kryeministri grek, Papandreu, është takuar në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
"E di se këto janë ditë të vështira për Greqinë. Dua t’i shpreh përgëzimet e mia kryeministrit për mënyrën se si iu qas sfidave me të ardhur në detyrë”, tha Klinton. Ajo foli dhe për rolin e Athinës edhe në zhvillimet ballkanike.
“Diskutuam edhe për Ballkanin, ku Greqia ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në nxitjen e mundësive ekonomike, stabilitetit dhe demokracisë. Përmbyllja e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në institucionet euroatlantike është thelbësore për stabilitetin rajonal. Ne e përgëzojmë Greqinë për rolin udhëheqës që ka luajtur në çuarjen përpara të zhvillimeve”, tha Klinton.
Kryeministri grek, Papandreu më herët në Uashington kishte deklaruar se defiçiti buxhetor i Greqisë mund të çojë në një krizë të dytë financiare globale.
Papandreu takohet sot me presidentin Barak Obama./rel/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull