Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

KMSH- iftar pėr personalitetet e larta vendore

Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė organizoi mė 11 gusht 2010, nė Hotel Tirana iftarin tradicional tė natės sė parė tė Ramazanit.

E shtune 14 Gusht 2010 9:01

Në këtë ceremoni të përvitshme ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli, krerët e komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete nga fusha e artit, kulturës, shkencës si dhe figura të tjera të shquara të jetës publike e fetare.

Kryetari Haxhi Selim Muça pasi uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët, u shpreh: “Vlerat e mëdha që mbart dhe përçon muaji i Ramazanit me faljet, lutjet dhe adhurimet po bëhen pjesë e pandarë e gjithsecilit që beson dhe vepron për një jetë më të emancipuar, me vizion më të shëndoshë për paqen dhe dashurinë, e cila duhet të mbretërojë në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe atë njerëzore”.

Me këtë rast znj. Topalli ka uruar kryetarin Muça dhe nëpërmjet tij të gjithë besimtarët për fillimin e këtij muaji të madh, duke lutur e shpresuar për një agjërim të lehtë e të mbarë./kmsh/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve