Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Kompjuterėt nuk i bėjnė fėmijėt tė menēur

Ėshtė pėrhapur nocioni se kompjuterėt u hapin fėmijėve perspektivė mė tė mirė nė jetė. Por, edhe hulumtimet mė tė fundit e dėshmojnė tė kundėrtėn: fėmijėt tė cilėve qeveria rumune u ka mundėsuar blerjen e kompjuterėve kanė filluar tė jenė mė tė dobėt nė tė gjitha lėndėt nė shkollė.

E diel 5 Dhjetor 2010 17:47

Lajmi i cili e pushtoi tërë botën: një gjimnazistë korean çdo ditë kishte luajtur nga dhjetë orë lojëra, për fat në kompjuter, dhe u bë milioner. Por, shumicës së nxënësve në botë kompjuteri nuk u sjell para as perspektivë më të mirë në jetë.

Që në vitin 2004 ekspertët gjermanë për arsim dhe edukim, Thomas Fuchs dhe Ludger Wößmann kanë hulumtuar ndikimin e kompjuterit në suksesin në shkollë.

Rezultati ka qenë i qartë: nxënësit që ulen më gjatë para kompjuterit kanë pasur rezultatet më të dobëta në testet e caktuara.

Kompjuteri duhet të shërbejë për mësim

Shkencëtari amerikan, Cristian Pop-Eleches nga universiteti njujorkez “Columbia” dhe Ofer Malamud nga universiteti i Çikagos po ashtu e zhvilluan një hulumtim për ndikimin e kompjuterit në suksesin në shkollë.

Ata janë bazuar në vendimin e qeverisë rumune që familjeve më standard të ultë t’u jap çeqe me nga 200 euro për blerjen e kompjuterëve, në mënyrë që fëmija të ketë mundësi më të mira arsimore.

Shkencëtarët kanë hulumtuar më shumë se 3.000 familje të këtilla dhe kanë ardhur tek rezultatet befasuese: Nga njëra anë nxënësit të cilët fituan kompjuter kanë treguar aftësi shumë më të mirë në punë me kompjuter, por nga na tjetër kanë pasur rezultate më të dobëta në lëndët, siç janë gjuha rumune, matematika dhe gjuha angleze, pohoi shkencëtari Cristian Pop-Eleches.

“Fatkeqësisht, shumica e nxënësve kompjuterin nuk e kanë shfrytëzuar për mësim, por secilën ditë kanë luajtur në të”, pohoi ai. Edhe psikologu Florian Rehbein potencon se kompjuteri ka pasoja negative në suksesin në shkollë: “Për këtë ekzistojnë teza të ndryshme.

Ajo më klasikja “pohon”-kompjuteri humb kohën. Fëmijët kanë më pak kohë për detyrat e shtëpisë, për aktivitete tjera të cilat ndihmojnë në mësim. Edhe një tezë e pranueshme, për të cilën në ndërkohë intensivisht është duke u diskutuar: teza e përdorimit jofunksional të medieve.

Kjo thotë, që mediet e ndryshojnë ndjenjën e shpërblimit në shkollë. Fëmija sukseset e tija më nuk i përjeton në shkollë, por në radhë të parë në lojërat kompjuterike dhe kështu gjithnjë e më shumë tërhiqet nga konteksti real i suksesit”.

Kompjuteri që nga klasa e katërt

Së bashku me këtë, fëmijët që luajnë lojëra agresive kompjuterike edhe vet janë të prirë për sjellje agresive, paralajmërojnë psikologët. Dhe për këtë kompjuteri nuk do të duhet të gjendet në dhomën e fëmijës.

Por, çka me kompjuterët në shkollë? A nuk do të duhet fëmija sa më parë të mësojë përdorimin e kompjuterit që të këtë perspektivë më të mirë në pjesën tjetër të jetës? Nuk është e domosdoshme, pohon psikologu Florian Rehbein.

“Tek kur fëmijët të dinë të lexojnë mirë dhe të llogarisin dhe kur i kanë zhvilluar aftësitë e tyre sociale, atëherë është koha për kontakt me kompjuterin. Pra, më së miri është pas klasës së katërt”, tha Rehbein.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve