Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Konservohen dy rrugė nė qendėr tė Prizrenit

Konservimi i rrugės sė “Farkėtarėve” nė qendėr tė Prizrenit do tė kushtojė rreth 270 mijė euro.

E hėne 15 Shkurt 2010 14:54

 

Rreth 270 mijë euro do të kushtojë konservimi i rrugës së “Farkëtarëve”, që ndodhet në qendër të Prizrenit dhe hyn në zonën e mbrojtur. Projekti që parasheh këtë rrugë të rregullohet me mermer dhe granit të veçantë do të realizohet në pjesën e parë të vitit, ndërsa do të jetë investimi i përbashkët i komunës dhe “UN Habitatit”.
Përmes një projekti të veçantë konservohet tërësisht një nga rrugët e qendrës së Prizrenit, ndërsa projekti përfshin edhe një pjesë të rrugës së “Saraçëve” përballë Hamamit “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit.

“Rruga e Farkëtarëve”, që nis në të majtë të urës së Gurit, kalon skaj “Teqesë së Halvetive” dhe del të Shtëpia e Kulturës, në gjatësi rreth 100 metra dhe bën pjesë në zonën e mbrojtur do të merr një pamje të re.

Në dizajnin përfundimtarë të lokacionit të hartuar në bashkëpunim të komunës së Prizrenit dhe Programit për Përkrahje të Planifikimit Hapësinor Komunal, i financuar nga “SIDA” dhe implementuar nga “UN-HABITAT”, del se traseja e rrugës do të shtrohet me pllaka mermeri, përderisa trotuaret me lloj graniti të veçantë, i cili do të sigurohet jashtë vendit.

Sadik Paçarizi, drejtor komunal për Shërbime publike, tha për KosovaLive se projekti është në pajtim me pjesën e trashëgimisë, ndërsa do të realizohet në pjesën e parë të këtij viti, pas kalimit nëpër procedurat përkatëse të tenderimit.

“Projekti përmban instalimin e rrjetit të ri të kanalizimit, pastaj atë të ujit si dhe rrjetin tokësor të energjisë elektrike, ndërsa do të kushtoj rreth 270 mijë euro. Gjysmën e këtyre mjeteve i ka siguruar komuna e Prizrenit, ndërsa pjesën tjetër UN-Habitat”, tha ai.

Ishaku Maitumbi, nga “UN-HABITAT”, thekson se gjatë hartimit të projektit janë marrë parasysh edhe rekomandimet e banorëve dhe të zejtarëve që punojnë në këto rrugë, që hyjnë në trashëgiminë dhe traditën e vjetër të Prizrenit.

Shadan Shinik, njëri nga dyqanxhinjtë e kësaj zone, tha  se është mirë që kjo pjesë do të rregullohet sipas projektit të paralajmëruar, ndërsa kjo do të ndikojë në rritjen e vizitorëve në këtë pjesë, që për dallim nga më parë ka ndryshuar, pasi tashmë nuk ka asnjë farkëtar prej nga edhe kishte marrë emrin rruga.

Pas përmbylljes së fazës së debatit parashihet shpallja e tenderit për realizimin e projektit, që mendohet të finalizohet në muajin maj të këtij viti.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve