Edicioni i pestë që do të zgjasë deri më datë 21 maj, pret aktorë nga dhjetë shtete, performancat e të cilëve janë përzgjedhur nga një grup artistësh të huaj dhe vendas.
Çdo aktor do të përfaqësojë vendin e tij. Pjesët do të interpretohen në pika turistike të Qarkut të Korçës, si Voskopojë, Dardhë e Pogradec, duke e kthyer këtë festival ndërkombëtar në një teatër shëtitës dhe me përparësi për tërheqjen e turistëve. Sipas Dhimitër Orgockës, drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, ky edicion i pestë i “Albamonos” do të sjellë drama të përzgjedhura me tematikë të larmishme.
Ato do të jenë si bashkëkohore ashtu edhe klasike dhe që i përshtaten traditës sonë teatrore.
“Gjatë ditëve të festivalit do të jepen 10 shfaqje dhe si veçanti e këtij aktiviteti janë edhe 2 shfaqje të tjera për ditën e teatrit rinor. Po kështu, në këtë edicion, për herë të parë janë programuar edhe “Ditët e Maqedonisë” me tri shfaqje teatrore nga trupat e këtij vendi”, thotë Orgocka ndërsa shton se në festival do të marrin pjesë artistë nga Greqia, Serbia, Azerbajxhani, Zvicra, Kosova, e natyrisht nga Shqipëria.
Sipas tij, përzgjedhja e trupave pjesëmarrëse në festival është bërë me kujdes. “Nga 32 trupa teatrore nga e gjithë bota, me të cilat kemi kontaktuar, janë përzgjedhur 10 prej tyre, që përbëjnë një bazë të mirë konkurrimi për këtë aktivitet artistik”nënvizoi Orgocka. Juria e këtij festivali është e përbërë nga pesë artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të vlerësojë shfaqjet dhe aktorët më të mirë. /gazeta start/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)