Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Korrupsioni “jetim” nė Fakultetin e Mjekėsisė

Nė Policinė e Kosovės janė duke u hetuar 170 lėndė, tė gjitha nga Fakulteti i Mjekėsisė.

E premte 14 Dhjetor 2012 4:45

 

Megjithëse në pikën 1 të nenit 197 të Kodit të përkohshëm të procedurës penale të gjitha organet publike detyrohen t’i paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare për të cilat janë informuar ose për të cilat kanë marrë dijeni në ndonjë mënyrë tjetër, Fakulteti i Mjekësisë, deri para pak muajsh, ka mbajtur të mbyllura disa lëndë, të cilat tashmë po konsiderohen se janë penale.

 

Në Policinë e Kosovës janë duke u hetuar 170 lëndë, të gjitha nga Fakulteti i Mjekësisë. Këtë e ka pranuar edhe vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, shkruan “Koha Ditore”.

Për këtë numër dosjesh ka raportuar edhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës, drejtuesi i të cilit institucion ka formuar komision përkatës për t’i shqyrtuar ato një nga një dhe për të nxjerrë rekomandim. Këtë të fundit e ka pranuar këshilltari i rektorit Ibrahim Gashi, Ardian Kastrati. /mesazhi/



Korrupsioni “jetim” nė Fakultetin e Mjekėsisė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?