Agjencia Kundër Korrupsionit publikoi të enjten raportin vjetor për vitin 2009 të cilin thuhet se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pranuar një numër dukshëm më të madh të rasteve të dyshuara për veprime korruptive.
Përfaqësuesit e AKK thanë se ndërsa në vitin 2008 ishin raportuar gjithsej 130 raste, gjatë vitit 2009 ka pasur 175 raste, që në përqindje del të jenë pranuar 34.61% më shumë raste se në vitin paraprak.
AKK pohon se në mesin e personave të dyshuar janë të evidentuar edhe persona të lartë zyrtarë të institucioneve publike.
Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni tha se kjo dëshmon për rritjen e besimit të qytetarit për punën e AKK së dhe ngritjen e vetëdijes për raportimin e rasteve të korrupsionit. Për këtë qëllim, ai tha se AKK ka punuar vazhdimisht duke eliminuar barrierat burokratike si dhe duke thjeshtësuar procedurën e raportimit dhe pranimit të rasteve.
Prokurorisë së EULEX-it iu janë përcjell 34 informata, kurse për shkak të natyrës specifike të rastit në 26 raste informacionet iu janë përcjell Policisë së Kosovës.
Sipas Pretenit, nga kjo rezulton se në bazë të informatave kthyese nga prokuroritë që ka AKK-ja, nga 168 të përcjella kanë ndodhur 5 arrestime.
Në 60 raste kanë filluar hetimet penale nga prokuroritë kompetente, 5 aktakuza janë ngritur nga prokuroritë, ndërsa 36 lëndë janë të hedhura dhe në 62 raste nuk ka informacion kthyes nga prokuroritë. /qik/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)