Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Kosova 77 vota “pro”, Serbia ka vetėm 46

Mė 9 shtator, kushedi pėr tė satėn herė do tė pėrballen Kosova dhe Serbia, pėr atė qė ata e quajnė tė drejtė tė tyre mbi Kosovėn...

E shtune 4 Shtator 2010 16:49

 

Pushtetarët e Prishtinës, atyre që ka vite që kanë filluar ta trashin zërin, u pëlqen të flasin “off the record”, e të thonë se Kosova i paska siguruar 77 vota “pro” vetes së saj, ndërkohë që Serbia i paska vetëm 46. Pa ditur nëse ky është rezultati real dhe pa pasur mundësi për ta verifikuar autenticitetin e burimeve që e kanë dhënë, po të jetë kështu, çështja mund të konsiderohej e përmbyllur, por gjithmonë ka një “por”…

Më 9 shtator, kushedi për të satën herë do të përballen Kosova dhe Serbia, për atë që ata e quajnë të drejtë të tyre mbi Kosovën. Autoritetet e pushtetit në Prishtinë, megjithëse jo publikisht dhe jo me shifra të sakta, thonë që tashmë i kanë siguruar numrat me të cilët do të mund ta rrëzonin projektrezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme, nëse Serbia do të vazhdojë të tregohet “trime” dhe të mos e tërheqë atë në momentin e fundit. Pushtetarët e Prishtinës, atyre që ka vite që kanë filluar ta trashin zërin, u pëlqen të flasin “off the record”, e të thonë se Kosova i paska siguruar 77 vota “pro” vetes së saj, ndërkohë që Serbia i paska vetëm 46. Pa ditur nëse ky është rezultati real dhe pa pasur mundësi për ta verifikuar autenticitetin e burimeve që e kanë dhënë, po të jetë kështu, çështja mund të konsiderohej e përmbyllur. Gjatë disa ditëve të fundit në Beograd kanë udhëtuar diplomatë të fuqishëm dhe me mesazhe të qarta se projektrezoluta serbe për Kosovën nuk do të mbështetej nga shumica e vendeve të fuqishme të botës, dhe se nuk do të ishte mirë që Serbia të rrezikonte që edhe njëherë të përballej me një dështim. Mirëpo kjo, të paktën deri më tash, nuk dihet ta ketë zmbrapsur Beogradin nga qëllimi i tij që ta zbehë deri në skajshmëri efektin e GJND-së. Asambleja e Përgjithshme dhe votimi në të është një proces i komplikuar, dhe meqenëse atje votohet në mënyrë të fshehtë, nuk përjashtohet mundësia që matematikat e Prishtinës të jenë edhe të gabuara. Opinioni në Kosovë gjatë disa javëve të fundit është përballur me vlerësime të shpeshta, se si Kosova do të shënojë edhe një fitore tjetër në Asamblenë e Përgjithshme, por askush nuk ka folur se çfarë do të ndodhte sikur çuditërisht të kalonte rezoluta serbe. Për më tepër diplomacia e Kosovës do të duhej ta kishte një variant të vetin rezervë se si të vepronte nëse rezultati një me zero pas GJND-së do të mund të barazohej në një me një, më 9 shtator. Por ndoshta mungesa e një plani alternativ të Prishtinës ka të bëjë me ata që cilësohen partnerë të Kosovës, të cilët mund të kenë besim të madh se fuqia e tyre për ta bllokuar këtë projektrezolutë do të jetë më e madhe se sa fuqia e mbështetësve të saj.

Një zyrtar i nivelit të lartë në Prishtinë duke folur, natyrisht “off the record”, tha se në një rast të tillë kjo nuk do të ishte një problem për Kosovën, por për vetë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo, sipas tij, do të mund ta shpjegonte brishtësinë e një mekanizmi kaq të madh dhe kaq suprem të organizatës botërore. Do të ishte krejt pa kuptim sikur Asambleja e Përgjithshme ta kalonte një rezolutë me të cilën kërkohet shfuqizimi i një vlerësimi të një organizmi të OKB-së, siç është GJND-ja. Kjo ndryshe do të mund të shihej si luftë brenda llojit.

Njoftimet e fundit flasin se Spanja tashmë është futur për të bindur Serbinë ta ndryshojë tekstin e rezolutës, posaçërisht pjesët ku flitet për mendimin e GJND-së dhe për bisedimet për statusin. Bile thuhet se nuk përjashtohet mundësia që Spanja, që nuk e ka njohur ende republikën e Kosovës, ta bindë Beogradin që ndoshta edhe ta tërheqë projektrezolutën, por nuk thuhet se cili do të ishte çmimi i tërheqjes së Beogradit. Si nëpër dhëmbë përmenden bisedimet Prishtinë-Beograd, por nuk thuhet se për çfarë. Ose nuk thuhet specifikisht. Nëse këto bisedime nënkuptojnë edhe statusin e veriut të vendit, cili do qoftë ai, autonomi apo Ahtisaari plus, Prishtina nuk mund të thotë se ka shënuar dhe një fitore tjetër pas GJND-së.

Pothuajse është e sigurt, bile kjo edhe po thuhet, natyrisht “off the record”, se Kosova pas tërheqjes eventuale të Serbisë nga nisma e saj për rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme, do të përballet me një presion të ri, për të bërë koncesione në veri. Qarqet të ndryshme politike tashmë i kanë bërë publike edhe modelet e mundshme për veriun, duke përmendur modele të ngjashme që janë aplikuar nëpër botë./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve