Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se Prishtina zyrtare është e përgatitur për t’u përballur me Beogradin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Serbia ka proceduar një projektrezolutë, me anë të së cilës kërkon negociata të reja për statusin e Kosovës.
Thaçi tha se ai vet, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme do të jenë në New York gjatë punimeve të sesionit të radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Jam më se i bindur se do të dalim fitimtarë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ashtu sikurse kemi dalë fitimtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila muajin e kaluar e bëri të qartë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”.
Kryeministri i bëri këto komente gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, një ditë pasi Serbia, pas presioneve të Bashkimit Evropian, pranoi të ndryshojë rezolutën, por jo edhe ta tërheqë atë nga shqyrtimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 9 shtator. /Telegrafi/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull