Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Kosova synon bashkėpunim mė tė ngushtė me Kanadanė


E premte 17 Shkurt 2012 2:20

Ambasadori i Kanadasë në Zagreb, Ewin Loughlin dhe komisarja për tregti pranë kësaj ambasade, Synthia Dodig vizituan sot Odën Ekonomike të Kosovës, ku biseduan për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. 

Sipas ambasadorit kanadez, Kosova është në agjendën jo vetëm politike por edhe atë ekonomike të Kanadasë dhe bashkëpunimi në sektorë të ndryshme është i një rëndësie të veçantë. Përvojat e Kanadasë në energjetikë, miniera, edukim, agrobiznes, teknologji informative dhe komunikuese, etj. janë mjaftë të avancuara në këta sektorë mund të

bashkëpunohet në të ardhmen, tha ai, duke shtuar se ekziston gatishmëria nga ana e shtetit kanadez për këtë.  

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu falënderoi ambasadorin Loughlin dhe komisaren Dodig për vizitën dhe interesimin e tyre për bashkëpunim ekonomik. Sipas tij, distancat gjeografike nuk janë më pengesë për bashkëpunim ekonomik dhe duhet të koordinohen aktivitetet e përbashkëta me qëllim që biznesmenë nga Kanadaja të kenë informacione më konkrete lidhur me proceset ekonomike në Kosovë.

“Si Odë jemi të interesuar që të jemi pjesë e këtyre aktiviteteve dhe të japim kontributin tonë në përmirësimin e imazhit të Kosovës në Kanada, promovimin e investimeve, forcimin e partneritetit dhe të jemi sa më afër diasporës kosovare që gjendet në këtë vend”, tha ai.

Të dy palët u pajtuan që së shpejti të kenë aktivitete konkrete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihen rezultate në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në shërbim të forcimit të

partneritetit me Kanadanë./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve