Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

KQZ pastron listat e votuesve


E marte 7 Maj 2013 12:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me punën e pastrimit të listës së votuesve, duke larguar rreth 30 mijë emra të identifikuar si të vdekur ose të tillë që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Pastrimi i listave ka ardhur si pasojë e angazhimit të një grupi punues në kuadër të KQZ-së, duke bashkëpunuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi ka bërë të ditur se “Numri i të vdekurve që janë larguar nga lista është rreth 20 mijë. Mbi 10 mijë persona tjerë e kanë ndërruar nënshtetësinë. Edhe ata tashmë janë larguar nga listat e votuesve”. Sipas tij, procesi i pastrimit të listave do të vazhdojë edhe më tej, pasi që janë identifikuar emra të rinj të personave që kanë vdekur.



KQZ pastron listat e votuesve

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?