Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për vënien e drejtësisë. Kështu janë shprehur gjatë ditës Qeveria e Kosovës dhe PDK-ja, duke i kërkuar EULEX-it të bëjë gjithçka për ta vënë në zbatim. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i ka thënë KTV-së se pa dashur të paragjykojë epilogun në rastin Kleçka, pas imunitetit nuk mund të fshihet askush, përfshirë edhe prokurorin në fjalë. Ai nuk mendon se reagimi i PDK-së është një rikthim i mbështetjes për Fatmir Limajn. EULEX-i nuk ka dashur ta komentojë situatën, por mësohet se përgjigjja e misionit evropian për mbrojtjen e Limajt do të mbështetet në një ligj të Kuvendit të Kosovës. Mbrojtja e Fatmir Limajt i ka nisur gjatë ditës kërkesën Kryeprokurorit të EULEX-it që të pezullohet prokurori i rastit Kleçka, Maurizio Salustro, ose ai të thirret si dëshmitar për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull