Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se shumëçka që ka të bëjë me Kosovën do të sqarohet dhe do të konkretizohet në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që pritet të mbahet në javën e parë të shtatorit.
Krasniqi ka thënë për “Kohën Ditore” se përpjekjet e fundit të Bashkimit Evropian për ndryshimin e projektrezolutës së Serbisë të paraqitur për diskutim në punimet e Asamblesë së Përgjithshme shkojnë në drejtim të krijimit të një klime ku Kosova dhe Serbia do të obligoheshin të bisedonin mes vete për çështje të interesit të përbashkët.
Gjithashtu, sipas Krasniqit, në kohën kur Serbia do ta pranojë realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, do të bëhet i mundshëm një integrim më i shpejtë jo vetëm i Serbisë dhe i Kosovës, por edhe i gjithë rajonit në strukturat euroatlantike.
“Në një mënyrë ose në një tjetër, shumëçka rreth çështjes së Kosovës do të sqarohet dhe do të konkretizohet në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Duke u ndërlidhur me përpjekjet e kohëve të fundit të zyrtarëve të BE-së për ndryshimin e projektrezolutës serbe të paraqitur në AP të OKB-së, kryeparlamentari Krasniqi ka deklaruar se këto përpjekje të BE-së i sheh në kuadër të angazhimeve politike për të pasur një rezolutë, e cila në njëfarë mënyre e njeh pavarësinë e Kosovës, pastaj krijon kushte për bisedime në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, si dhe lehtësime në drejtim të integrimeve euroatlantike, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull