Libër që i ka munguar lexuesit tonë
Për herë të parë në historiografinë tonë në mënyrë përmbledhëse dhe faktografike prezantohet kontributi i ulemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës, nga vitit 1878 e deri në vitin 1912.
Ndonëse kontributi i ulemave tanë nuk ishte vetëm në aspektin shpirtëror, ata krahas anës shpirtërore kontribut të çmueshëm dhanë edhe në aspektin kombëtar. Por, fatkeqësisht historiografia jonë këto personalitete i ka trajtuar me përbuzje apo nuk i ka përmendur fare. Duke u munduar që ta plotësojn sadopak ketë boshllëk, studiuesi Nuridin Ahmeti, i ka ofruar lexuesve monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës”.
Librin e ka botuar Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka mbi 300 faqe.
"Nuridin Ahmeti e ka përmbyllur me sukses një projekt të rëndësishëm për historinë e Kosovës, për periudhën 1878-1912, sidomos për historinë e kulturës islame dhe pjesëmarrjen e ulemave në këto rrjedha të historisë së Vilajetit të Kosovës.
Ky dorëshkrim paraqet një studim me interes për shkencën dhe sa më parë që të jetë e mundur, do ta kisha rekomanduar, që të bëhet pronë e opinionit të gjerë shkencor, që nënkupton botimin e veçantë".
Akad. Feti Mehdiu, ligjërues në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
"Vepër e cila e pajis lexuesin me një këndvështrim tjetër çfarë jemi mësuar zakonisht të lexojmë mbi krerët fetarë të Kosovës. Në këtë studim, autori, nëpërmjet burimeve relevante, paraqet me kujdes kontributin e krerëve fetarë të Kosovës edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Për shkak të vëllimit të madh të materialit, ky studim do të botohet në dy pjesë. Aktualisht po botohet vëllimi i parë, ku flitet mbi kontributin e krerëve shqiptarë myslimanë, ndërkaq në të dytin, do të spikatet kontributi i krerëve shqiptarë katolikë. Si i tillë, ky studim shkencor do të jetë një kontribut i vlefshëm për historiografinë shqiptare të Kohës së Re, i cili në të ardhmen mund të shërbejë edhe si referencë për gjithë ata që mendojnë t’i qasen problemeve të ngjashme."
Prof. dr. Gazmend Rizaj, ligjërues në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
"Duhet theksuar se kombi shqiptar është i pasur me figura të shumta historike qoftë ato kombëtare, qoftë fetare. Kështu që, ata kaherë e kanë merituar studimin dhe nderimin, për çka autori i ri mr. Nuridin Ahmeti me monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës 1878- 1912” ia ka arritur qëllimit që t’i vërë në pah disa nga krerët e njohur me tituj fetarë, por me bagazh të pasur kombëtar, duke i trajtuar realisht me qëllim t’i bëjë shërbim të mirë historisë sonë kombëtare. Pra, ata krerë nuk ishin vetëm në shërbime fetare, por gjithashtu i dhanë kontribut të çmueshëm edhe çështjes sonë kombëtare, duke shërbyer si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm".
Prof. Dr. Xheladin Shala, këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 11 hereHajde per hajr Nuro. Nje dhurate e vecante per Historiografine Shqiptare dhe shume e nevojshme kahmoti. Zoti te forcofte e te vazhdoshe me kto hulumtime teper te domosdoshme per te kaluaren e Popullit tone...Selam
Urime Nuro, shpresoj qe do na ushqesh edhe me tituj te tjere, sepse kemi nevoj per keso trajtimesh per te kaluren tone.
Eshte knaqesi e veqante ,te ndegjon kesi lloj tituj te librave ,te cilat kane qene hal ne sy per periudhen komuniste ,por ja e verteta doli ne shesh urime per kete pune te madhe Nuridin Ahmeti
Urime i nderuari Nuridin! Shpresojmė se ky ėshtė njė fillim i njė suksesi tė madh, nuk dyshoj pėr asnjė ēast, kur e kam parasysh kapacitetit tuaj intelektual dhe pėrkushtimin qė e ke nė punė. Le tė shėrbej ky libėr si model pėr shkencėn nė pėrgjithsėi dhe pėr historiografinė nė vaēanti, se duhet studiuar tė pathėnat deri mė sot, e jo tė interpretojmė fakte tė thėna disa herė. Tė urojmė shėndet dhe tė gjitha tė mirat nė jetė o i madhi Nuridin!!!!
Shume urime. InshaAllah se shpejti edhe me libra te tjere, po te kesaj natyre.Nuridin, edhe nje here shume suksese ne pune ntuaj shkencore.
urime nuredin bej, vertet nje veper mund te them e para e ketij lloji qe trajton keto qeshtje me shume rendesi.
Ju pergezoi per mundin dhe suksesin e botimit te ketij libri te mrekulllueshem.Cdo te mire ne jete iu deshirojm dhe pune te vazhdueshme.me rrespekt
Urime Autorit dhe edhe me shume Institutit Albanologjik qe me ne fund eshte liruar nga fryma Kripto Katoliko Komuniste.Shume prej shokeve po me thone: Na ka habit ky liber se sa Hoxhallare paskan kontribu ne ceshtjen Kombtare!? Po si me e dite gjeneratat e reja, kur keso hulumtime kan cene denuara me jobotim me jopranim nga Llatinet e Komunistet tane!!!
te lumt, ma ne fund dicka serioye dhe e argumentuar per mrekulli!shume shume suksese,
te lumt o nuro per kete hulumtim kaq te thelle lus All-llahun qe te vazhdosh ne hulumtime tjera
Nuk me rri zemra pa i thene disa fjal miradije per autorin e vepres ne fjal,kemi shum nevoj per njerez te ketij rangu,me guxim dhe durim perderisa e ka botu ket veper,padyshim qe puna ka qen e lodhshme por tek zoti meritat e tij jan te pakufishme.urime autorit per librin,i urojm edhe shendet dhe jet te gjat.