Shkencëtarët e Institutit Kreg Venter në afërsi të Uashingtonit thanë se e krijuan së pari në kompjuter për ta transplantuar më pas në një qelizë pritëse. Mikrobi i ri i krijuar duket dhe sillet si një specie e shumuar normalisht.
Kreg Venter, themeluesoi dhe presidenti i Institutit ku u bë zbulimi deklaroi:
“Kjo është hera e parë që prodhohet një qelizë sintetike nga një kromozom sintetik. Kjo është një mënyrë e re si si t’i bëjmë gjërat në shkencë”, tha Venter.
Mbështetësit e kësaj teknologjie pohojnë se zbulimi i fundit mund të përdoret në të ardhmen për të prodhuar karburante apo vaksina ose materiale që mund të ndihmojnë për të pastruar mjedisin.
Kritikët thonë se nëse kjo teknologji bie në duart e gabuara mund të përdoret për prodhimin e armëve biologjike. Ata shtojnë se rreziku që paraqesin organizmat artificialë ende nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët./rel/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)