"Qeveria do te vendose shperblim per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe kane dijeni per vendndodhjen e eshtrave te luftetareve te lirise", u shpreh Berisha.
Pas njoftimit ne media per gjetjen e nje varreze masive ne rreze te malit te Dajtit, shefi i qeverise theksoi se eshtrat do t'i nenshtrohen ekzaminimeve te eksperteve dhe ende nuk mund te thuhet se ciles kohe i perkasin.
Kryeministri u kerkoi deputeteve qe te shqyrtojne ligjin per ngritjen e Institutit te Kujteses Kombetare, i cili do te kete si mision zbardhjen e gjithe te vertetes se barbarive te regjimit komunist.
Sipas Berishes, Instituti ka te drejten e dergimit ne Prokurori te dokumentave te cilat faktojne krimet, por nuk do te kete seksione policie, prokurorie dhe gjykate.
"Ngritja e nje institucioni apo e nje task force e cila mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor eshte e domosdoshme", u shpreh Berisha.
Duke folur per varrezen masive ne rreze te malit te Dajtit, kryeministri permendi edhe lajmin e vitit 1990 nepermjet asaj qe ai e quajti 'gazeta gojore', ku thuhej se 50 vete te ngjarjes se ambasadave u pushkatuan ne Malin me Gropa. Per kete, Berisha kujton se presidenti i atehershem Ramiz Alia, mohoi ndodhine e nje krimi te tille.
"E sigurte eshte qe ata individe jane ekzekutuar me nje plumb pas koke, te gjitha kafkat jane gjetur me nga nje plumb ne koke. Demokracia mbi varre nuk mund te flere", theksoi kryeministri./top-channel/
Reklama 484 x 100.png)
Reklama 229 x 170.png)
Dr. Islam Hasani
Ubejd Gashi
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Iljasa Salihu
Kushtrim Gashi
Adnan Abrashi
Mr. Rrahman Ferizi
Milazim MUSTAFA
Gentian Jetishi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereTe lutem shume o Legjenda e vertete e perpjekjeve per Demokraci te Vertete e Shqiptareve, o Sali Rame Berisha, mos u largo nga Kariera jote politike pa e perfunduar procesin e hapjes se dosjeve te krimineleve komuniste. Ne vizionin tim nuk jam ekstremist duke thene te gjithe ishkomunistet por ama Kriminelet duhet patjeter te dalin Lista e tyre e zeze dhe te marrin denimet maksimale dhe te pakten ta marrin vesh populli kete Liste te zeze. Dhe pastaj Sajmir tahirat dhe palacot e tjere do te adresohen ne vendet e tyre qe meritojne. Aman diftoju si gjithnji burr trim e i forte dhe diftojuja vendin me cdo kusht, sepse po nuk e bane kete gja te siguroj qe edhe Ligji dhe Drejtesia e vertete do te hidherohen shume edhe me TY. Pershendetje te sincerta o Legjendar Historik.
Po te analizohet hollsisht vrasjet ,xha sundimit te Salih Berishes jane vrare dy here ma shum njerez se ne kohen e Enverit per 50 vite,kete e dijne kret perveq te pa informuarit.
Ndoshta ti o Rifat je i informuar me ato statistika por duhet te pranosh ku qendron Ndryshimi? Une mendoj qe edhe nese i ke statistikat e verteta, Ndryshimi konsiston qe ne kohen e Enverit njerezit vriteshin nga Diktatura per bindjen e tyre, kurse ne kohen e sotme te Sales nese kane vdekur me shume se atehere, te garantoj se nuk ka vdekur askush nga rregjimi demokratik per bindjet e tyre. Nje nder arsyet kryesore mendoj qe eshte rregjimi gjithnji destruktiv i opozites se sotme shumica dermuese e te cileve jane pasardhes fanatike te komunizmit Ato nuk po e lejojne me cdo forme krijimin e shtetit ligjor dhe po arrijne edhe te mbrojne kontigjentet e krimit komunist duke penguar hapjen e dosjeve te atyre qe i kane la duart me gjak te pafajshem kunder vllezeve te tyreshqiptare,si thua Ti,