Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Kriza globale - Debatet rreth 11 shtatorit

Vizoni i njė intelektuali turk pėr transformimet qytetėruese pas Luftės sė Ftohtė.

E diel 31 Janar 2010 23:24

 

Autor: Sylë UKSHINI

 

Ahmet Davutogllu: “Kriza globale. Debatet rreth 11 shtatorit,” dhe “Transformimi i qytetëror dhe bota myslimane”, Logosa, Shkup, 2008

 

Ahmet Davutogllu është njeri nga intelektualet me brilant ne Turqi dhe ne krejt boten islame, i cili deri me tani ka botuar ne shume gjuhe te botes libra jashtëzakonshëm socio-politik, te cilat janë te shkruar sipas një metodologjie moderne dhe janë mbresëlënës dhe me shume influencë. Sipas gazetës gjermane “Frankfuter Rundschau”, Davutoglu, nuk vjen nga radhët e elitës së Stambollit, por nga Konia e Anatolisë Qendrore dhe ka apsolvuar në një shkollë gjermane prestigjioze në Stamboll, si dhe ka studiuar në shkenca politike në Universitetin e Bosforit. Nga viti 1999 u bë profesor në Universitetin Marmara dhe më pas kryeministri islamist-konservativ Rexhep Tajip Erdogan emëroi këshilltar të lartë për politikë të jashtme

Një vit me pare shtëpia botuese “Logosa” nga Shkupi ka sjelle ne shqip dy librat e këtij autori të njohur turk , Ahmet Davutogllu “Kriza globale. Debatet rreth 11 Shtatorit,” dhe “Transformimi i qytetëror dhe bota myslimane”, të cilat janë me shume interes për lexuesin shqiptar. Këta dy libra të studiuesit të njohur turk, i cili nga maji i vitit 2009 u emërua Ministër i Punëve te Jashtme te Turqisë dhe në qarqet ndërkombëtare cilësohet si një diplomat vizionar dhe me ndikim në qeverinë e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, trajtohen tema nga hapësira ballkanike dhe të raporteve ndërkombëtare që ndërlidhen me zhvillimet globale të periudhës së pas Luftës së Ftohtë, si dhe për rolin e Turqisë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, që sipas autorit, i tejkalon përmasat e një fuqie rajonale në mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, përkatësisht si një lojtar global.

Ballkani, duke pasur rëndësi gjeopolitike – meqë formon brezin themelor, i cili prej stepave të Euroazisë zbret në Detin Mesdhe- dhe gjeokulturore, si zonë që e ndan Lindjen nga Perëndimi, përgjatë shekullit XX ka qenë njëri prej rajoneve më të përshkuara nëpër shndërrime dhe kriza të ndryshme, të cilat kanë ndikuar thellë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Krizat, luftërat dhe transformimet globale të shekullit XX, pasqyrimet dhe ndikimet e veta të drejtpërdrejta i kanë shfaqur pikërisht në Ballkan, hapësirë kjo që me një fjalë ka luajtur rolin e gjilpërës së busullës.

Tri luftërat e shekullit XX me pasojat të përmasave globale, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë, për nga shkaqet dhe pasojat janë ndikuar nga trojet ballkanike, por edhe kanë ndikuar në to.

Vështruar nga këndi i tensioneve dhe shndërrimeve të periudhës pas Luftës së Ftohtë, mund të thuhet se me rëndësi të madhe është simbolika e rrënimit të dy strukturave, që përbëjnë shenja me peshë të tranzicionit psikologjik dhe strategjik të epokës pas rënies së “perdes së hekurt”: Muri i Berlinit, dhe Kullat Binjake., duke bërë që aktorët e mëdhenj të kalojnë nëpër istikamet që përputhen me parapëlqimet dhe mjetet e tyre strategjike. Paqartësitë në rajonet e marrëveshjeve të armëpushimit kanë sjellë me vete përforcimin e këtyre istikameve. Sulmi i 11 shtatorit dhe zhvillimet e mëpasme tregojnë se kemi arritur në një periudhë të armëpushimit të istikameve, e cila mbështetet në ngritjen e krizave dhe në paqartësinë e statuseve.

Pas shembjes së Murit të Berlinit më 1989, në vend që të ndërtohej infrastruktura e një rendi të qëndrueshëm dhe të drejtë botërore, vazhdimisht janë nxitur konkurrencat e fushave të tensionimeve rajonale.

Vepra“Kriza globale. Debatet rreth 11 Shtatorit,” është e ndërtuar nga intervista që autori i ka dhënë menjëherë pas 11 shtatorit 2001 dhe ku ai flet për globalizmin në kornizat e 11 shtatorit, për marrëdhëniet ndërqytetërimore, për përmasat filozofike dhe strategjike të krizës globale, në të bëhet vlerësimi i kësaj krize nga këndi i Perëndimit, nga ai i ShBA-së, i botës islame, nga këndvështrimi i Turqisë etj.

Intervistat e përbledhura këtë libër shquhen për akribi dhe saktësi të lartë analitike dhe mbarshtrim të thellë e analitik të fenomeneve politike të viteve të pas Luftës së Ftohtë, të krizës globale dhe debateve rreth 11 shtatorit.

Në këtë kuadër Davutogllu flet edhe për krizën globale dhe Turqinë, vend ky që kur shikohet nga Lindja, shteti turk është vend perëndimor , por nëse e shikojmë nga Perëndimi, fitojmë përshtypjen se është shtet mysliman, por nëse e shikojmë nga Lindja nuk na del si shtet gjithaq mysliman.

“Pas Luftës së Ftohtë Turqia është përkufizuar me dy përcaktime të skajshme: Nga njëra anë, si një vend i përçarë mes dy botëve, si një vend që s´e ka gjetur pozitën e vet, si një shtet që ka telashe me identitetin e vet”, konstaton autori (fq.181). Pra, sipas këtij autori, Turqia pas Luftës së Ftohtë po përballet shumë më fuqishëm se më parë me problemin e përkufizimit të vetvetes dhe të përshtatjes kushteve të reja dhe se po përjeton një ngatërresë të madhe. Njëkohësisht vlerësohet se Turqia, e cila i përket tryezës Veriatlantike , është qendër e boshteve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, pra si një “shtet urë” ose “shtet qendër”.

Në pjesën e librit ku flitet për ballafaqimin e qytetërimeve Lindje-Perëndim, autori i referohet tezës së Hantingtonit për përplasjen e qytetërimeve, me ç ´rast ai mbron mendimin se ndaj Hantingtonit si në rrafshin akademik ashtu edhe në atë historik është treguar një interesim më tepër sesa e ka merituar.

Dhe në pjesën e fundit për teoritë e pas Luftës së Ftohtë i bëhet një vështrim kritik tezave të dekadave të fundit të librit të Fukujamasë Fundi i Historisë dhe në shkrimin e Hantigtonit “Përplasja e qytetërimeve”, e para e shkruar në një atmosferë tejet optimiste, gjatë shembjes së regjimeve socialiste dhe që shpalli fitoren përfundimtare të demokracisë liberale., ndërsa i dyti plotëson tablon e vijëzuar nga Fukujama, si dhe nxjerrë më lartë qytetërimin Perëndimor në kontekstin e konflikteve dhe krizave “Retorika ambicioze dhe idealiste e Fukujamasë i lëshon vendin retorikës realiste dhe të kujdesshme të Hantingtonit”, konstaton autori i këtij libri (fq.323).

 

Ndërkaq në veprën “Transformimi i qytetëror dhe bota muslimane”, e cila hapet me një vështrim kritikë të teorive të fundizmit përmes të cilave deklarohet fundi i fesë, i ideologjisë dhe i historisë, studiuesi turk Ahmedavutogllu bënë një vështrim i përgjithshëm mbi krizën qytetërimore, e cila ofron një kornizë teorike për argumentimin kryesor të librit, dështimin e socializmit si tregues për një krizë dhe transformim gjithëpërfshirës qytetërimor.

Në vazhdim autori përqendrohet te përpjekjet reformiste brenda për brenda parametrave të modelit perëndimor për të mposhtur këtë krizë qytetërimore gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, trajtim gjenë kriza, e cila pamundëson formimin e një boshti të ri qytetërimor.

Vepra, e Ahmetr Davutogllu ““Transformimi i qytetëror dhe bota muslimane” lindi në kontekstin e zhvillimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, që pikënisje e kanë fundin e Luftës së Ftohtë. E shkruar në këtë periudhë të kthesës së madhe në planin ndërkombëtar, kjo vepër merret me këto zhvillime apo thënë më saktë, kjo vepër trajton proceset e transformimit të fundshekullit XX.

Teza kryesor e librit është se ky transformim politik, i cili shkaktoi lëkundje të forta në sistemin ndërkombëtar, nuk përbën vetëm një transformim që e shkatërroi sistemin socialist, por edhe një transformim qytetërimor shumë më përfshirës, që ngërthen në vete edhe dimensione filozofike, domethënë një transformim me pasoja politike shumë afatgjata sesa ato që ne arrijmë t’i dedektojmë.

Davutogllu provon nga një këndvështrim tjetër, krejt origjinal, respektivisht nga perspektiva filozofike të përshkruaj transformimet qytetërore, duke u nisur nga premisa se ndryshimet në shkallë ndërkombëtare nuk mund të shpjegohen vetëm brenda kornizave politike dhe ekonomike.

Pa këtë përballje filozofike që duhet të bazohet në kërkimin e lirisë dhe sigurisë paraprake të njeriut, analizat politike gjenerojnë përligjen pikëpamjet për dominim koniuktural. Një rol të tillë, përligjjeje, në kohën e Rënies së Murit të Berlinit e ka luajtur vepra e Fukujamas “Fundi i Historisë”. Kjo tezë në marrëdhëniet ndërkombëtare ka qëndruar deri në kohën kur filloi gjenocidi serb mbi popullin boshnjak (mysliman) në Bosnjë dhe më pas ia lëshoi vendin asaj për eliminimin e regjimit taleban në Afganistan.

Në veprën e tij autori turk mbron tezën se shembja e socializmit është një tregues për një krizë dhe transformimin e qytetërimeve gjithëpërfshirëse dhe jo një ngadhënjim përfundimtar i kapitalizmit perëndimor. Në këtë kontekst, Davutogllu hedhë poshtë futurizmin optimist lidhur me konceptin e Rendit të Ri botëror, duke konstatuar se kjo pikëpamje nuk pasqyron realitet politike në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Këtu gjithashtu ngrihen një varg çështjes lidhur me atë se çfarë tipi sistemi ndërkombëtar mund të garantojë që një lider i pa orientuar politik nuk do të përdorë armët kimike apo bërthamore, për të imponuar synimet e veta politike mbi kombet tjera.

 

Përfundim

Botimi i këtyre veprave në gjuhën shqipe është me rëndësi të veçantë për lexuesin shqiptar, para së gjithave na mundësojnë që të vejmë një komunikim mendimor me lexuesin. Pra, botimi i intervistave të autorit bartë me veta të gjithat pikëpamjet e autorit në një periudhë të caktuar kohore, mbajnë vulën e kohës. Këto vepra kanë një vlerë të veçantë për shkak të mundësisë për vendosjen e kontakteve me botën kulturore të turke, për njohjen e mendimit politik dhe diskursit të dijetarëve turq lidhur me zhvillimet ndërkombëtare. Thënë ndryshe, veprat e tilla janë një shtytje tjetër për ndërtimin e raporteve dhe komunikimeve të reja dhe gjithëpërfshirëse në mes qarqeve kulturore shqiptare dhe atyre turke. Dhe kush dëshiron ta kuptojë perceptimin e transformimeve qytetëruese pas përfundimit te Luftës se Ftohtë nga një perspektive e re, duhet ta lexoje librat e studiuesit te njohur turk Ahmet Davutogllu, nga i cili shumëkush pret te beje “stuhi” edhe ne rrafshin e politikës së jashtme.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve