Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Kryeministri belg Leterm nė Shkup


E hėne 8 Mars 2010 10:18

 

Çështja e valës së azilkërkuesve nga Maqedonia pritet të jetë kulmi i agjendës së kryeministrit belg Iv Leterm në takimet me autoritetet maqedonase. Bashkë me Letermin, në Shkup do të mbërrijë edhe ministri për azil, Melkior Vatle, i cili personalisht do të niset drejt fshatrave të rajonit të Karadakut të Kumanovës për t`u takuar me popullatën lokale.

Vatle javën e kaluar për “Deutsche Welle” deklaroi se shtetasit e Maqedonisë që kërkuan azil në Belgjikë janë manipuluar për shkak të informatave të rrejshme që i kanë marrë rreth rregullimit të qëndrimit të tyre në Belgjikë. Javën e kaluar në Shkup takim e tij të parë e mbajti edhe Komiteti për ndjekjen e situatave të lidhura me kërkesat për azil. Në të u konstatua se trendi i largimit për në Belgjikë me bazë kërkimin e azilit është zvogëluar. U kontraktua që të zbatohet një fushatë masive informative dhe të organizohen tribuna lidhur me udhëtimin e lirë në kuadër të vendeve të Shengenit dhe pasojat dhe rreziqet e dëmshme nga kërkimi eventual i azilit. /makfaks/

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve