Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Kryeparlamentarja e Shqipėrisė viziton Ankaranė


E hėne 8 Mars 2010 22:36

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mehmet Ali Shahin (Mehmet Ali Şahin) ka ardhur në Turqi për një vizitë zyrtare Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli e shoqëruar nga një delegacion i Parlamentit dhe përfaqësues të mediave shqiptare.

Sot paradite Kryeparlamentarja Topalli mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Gruas organizuar nga Forumi i Gruas i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në selinë e kësaj partie në Ankara.

Samiti organizohet me rastin e 100-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas nën përkujdesjen e veçantë të Kryeministrit Rexhep Tajjip Erdoan dhe udhëheqjen e Kryetares së Forumit të Gruas dhe njëherësh deputete e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Zonja Fatma Shahin (Fatma Şahin).

Krahas Kryetareve të Parlamenteve të Shqipërisë dhe Pakistanin në Samit ishin pjesëmarrës si të ftuar të veçantë edhe ministre dhe deputete e senatore nga 13 vende të botës.

Me rastin e pjesëmarrësve mbrëmë në selinë e partisë AK u dha edhe një darkë, ku krahas mysafirëve morën pjesë edhe Ministri i Shtetit dhe Kryenegociatori i Turqisë me BE, Egemen Baësh (Egemen Bağış), Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz (Taner Yıldız), Ministrja e Arsimit Kombëtar (ish-ministrja e Shtetit Përgjegjëse për Gruan dhe Familjen) Nimet Çubukçu, Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Ankarasë Melih Gëkçek (Melih Gökçek).

Në fjalën që mbajti në sesionin e hapjes sot paradite Zonja Topalli tha se "Gratë sfidojnë kohën në shtëpi e shtet".

“Nga tryezat në familje dhe deri në tryezat e vendimmarrjes duhet të luftojmë për të garantuar çfarë na takon, për zotësi apo inteligjencë, për aftësi apo potencial të dhënë nga perëndia; në çdo çast duhet të përpiqemi të sfidojmë kohën. Është sfida jonë e përditshmja për demokraci në shtëpi, në treg dhe në shtet, është sfida jone e përditshme për të mos qenë një shërbëtor në familje, për të mos qenë një shërbëtor i shoqërive tona, që na lidh ne gratë Lindje-Perëndim”- tha Zonja Topalli.,

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë u ndoq me interes të madh nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit botëror.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetarja e Parlamentit të Pakistanit Fahmida Mirza e cila tha se: “Në këtë ditë, kur ne bëjmë përmbledhjen e vëmendjes sonë ndaj gruas për vitin që shkoi dhe planifikojmë të ardhmen duhet të flasim me gjuhën tonë të përbashkët; gjuhën e nënës e cila na bën të njëjta në të gjithë botën pavarësisht kushteve, formimit apo vendit ku jetojmë. Na bën të luftojmë për të drejtat tona dhe të fëmijëve tanë që si gra të mos mbetemi objekt por të shndërrohemi në subjekt siç e meritojmë.”

Kryeministri Rexhep Tajjip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën e tij përshëndetëse tha se gratë sot në çdo fushë prodhojnë më shumë punë, më shumë punë, më shumë kontribut dhe më shumë vlera; gratë sot kanë marrë përsipër më shumë role aktive në çdo fushë.

Kryeministri Erdoan vijoi fjalën e tij se si qeveri kanë nisur një proces të ri nën emrin Projekti i Unitetit Kombëtar dhe Vëllazërisë, me të cilin synojnë të zgjidhin problemet e grupeve etnike, besimit në Turqi, krahas kësaj të minimizojnë problemet ekonomike problemet e pakicës, të eliminojnë çdo lloj diskriminimi, të konsolidojnë unitetin, bashkimin dhe vëllazërinë në vend duke kërkuar që në fillim përfshirjen dhe kontributin e grave në këtë proces në përgjithësi dhe të nënave në veçanti.

“-Fuqizimi i Turqisë do të thotë fuqizimi i rajonit tonë. Ngritja e të drejtave të gruas në Turqisë në çdo fushë në nivele më të përparuara do të jetë një shembull domethënës edhe për vendet e tjera të rajonit. Ndarja, solidariteti rajonal sot ka më shumë rëndësi se asnjë herë tjetër. Ne nuk mund të heshtim ndaj zemërimit të Pakistanit me Afganistanin. Ne nuk mund të rrimë të heshtur ndaj Iranit, Irakut, Lindjes së Mesme, Libanit. Ne nuk mund të heshtim ndaj të gjitha atyre që ndodhin sot në Palestinë, ndaj zhvillimeve të brendshme. Jemi të detyruar të bëjmë atë që kemi në dorë dhe sa kemi mundësi”,- u shpreh Kryeministri Erdoan.

Në drekë në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli u prit në takim edhe nga Kryeministri Rexhep Tajjip Erdoan. Të dy liderët konfirmuan vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, në veçanti rritjen e vëllimit tregtar.

Kryeparlamentarja Topalli vizitat zyrtare do ti vazhdojë edhe nesër ku në fillim do të takohet me homologun turk Mehmet Ali Shahin. Do të marrë pjesë në një drekë që do të shtrojë Kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri në Kuvendin Turk, Xhafer Tatllëball (Cafer Tatlıbal), deputet i provincës së Kahramanmarashit.

Pasdreke Zonja Topalli do të pritet në takim nga Presidenti Abdullah Gyl (Abdullah Gül).

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mehmet Ali Shahin nesër do të shtrojë edhe një darkë për nder të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe delegacionit që e shoqëron.

Nga Turqia delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë do të largohet të mërkurën në mëngjes. /trt/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • lirka E marte 9 Mars 2010 8:37

    o lulja shqiperise, o lulja kosoves, te lumte moj e bardhe, vetem keshtu vazhdoni miqesine, bravo.

    Reply

  • Mehdi Shkodra E marte 9 Mars 2010 13:44

    Ekam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj si Nder dhe Krenari kombetaresepse kam njohje per figuren e saj komplekse dhe te respektuar qysh ne rinine e saj te hershme. Duke e ditur Vleren e njeriut ne Islam dhe duke ditur qe Kesaj Zonje nuk i mungojne dijet e gjithanshme ne mase teper te larte, Lus Zotin tja lehtesoje dhe mundesoje inshalla ne te ardhmen konvertimin ne Islam.

    Reply

  • krenar E marte 9 Mars 2010 16:59

    lum shqiperia lum shqiptaria qe e ka topallin kjo eshte zemer shqiptarie zoti e bekoft

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve