Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Kuēi: Kosova do tė pėrfaqėsohet veē me Republikė


E enjte 2 Shkurt 2012 9:32

 

Qeveria e Kosovës ka dhënë qëndrimin se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje në dialogun me Serbinë, që do t’ia ndryshonte emrin zyrtar shtetit gjatë përfaqësimit rajonal. Madje, e ka parë edhe si kundërkushtetuese heqjen e fjalës “Republikë” nga emri.

Qëndrimi ka ardhur vetëm një ditë pasi kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në një intervistë për “Radio Kosovën”, e ka kualifikuar si kundërkushtetuese copëzimin e mundshëm të emrit me të cilin identifikohet shteti. Reflektimi i tij ishte bërë në kontekst të paralajmërimit të shefes së ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, për t’u përfaqësuar shteti në nisma rajonale vetëm me emrin “Kosova” dhe me një fusnotë në të. Kjo kishte nxitur reagim në publik, pastaj.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka cilësuar të mërkurën si përcaktim të drejtë të kryeparlamentarit, kur ka dhënë të tillë vlerësim. Ka thënë se, për emrin, Qeveria nuk ka marrë kurrfarë vendimi dhe ka shprehur vendosmërinë që përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin rajonal të jetë vetëm mbi bazën e asaj që parasheh Kushtetuta.

“Kosova do të marrë pjesë si e barabartë në bashkëpunimet rajonale. Kosova dhe përfaqësuesi i Kosovës do të identifikohen qysh identifikohen të tjerët. Nëse të tjerët identifikohen me shtet, edhe ne me shtet, nëse të tjerët me emër, edhe ne me emër”, ka thënë Kuçi në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së Qeverisë. “Republika e Kosovës”, ka shtuar ai, kur është pyetur nga gazetarët se cili është emri zyrtar i shtetit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve