Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Kuēi: Nuk kemi arsye pėr t’i kėrkuar falje NATO-s

Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme tė bisedojė me NATO-n pėr tė ashtuquajturin incident me FSK-nė, por edhe do tė mbrojė pozicionin shtetėror nė ēdo rast.

E marte 9 Mars 2010 16:02

 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky rast nuk krijon hendek me NATO-n, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye për t’i kërkuar falje Aleancës. Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se në ditët e sotme kërkim-falja është ritual religjioz dhe për këtë shkak edhe nuk ka arsye që t’i kërkohet falje forcave paqeruajtëse të KFOR-it për shkak të dëshpërimit të tyre, kur Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte paraqitur e armatosur gjatë e kremtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Numri dy i qeverisë së Kosovës saktësoi tha se në këtë rast nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë. Ai tha se pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Megjithatë, Kuçi tha se edhe më tutje do të respektohen heronjtë dhe e kaluara e popullit të Kosovës .

“Këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë. Ajo çka dua të them se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Por do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë dhe të kaluarën tonë. Mos të mendojë ndokush që përmes këtij rasti ta mohoj të drejtën tonë për shtet. Përndryshe garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur edhe kryeministra të ndryshëm dhe nuk u bë kiameti që kanë dal edhe atë ditë. Jemi të gatshëm që të bisedojmë me këdo, por jemi të gatshëm që ta mbrojmë pozicionin tonë në çdo rast”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi hodhi poshtë kategorikisht deklarimet se qeveria e vendit dhe KFOR-i janë në konflikt, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë. Kuçi tha se Kosova e di mirë rrugën e saj e cila është e përbashkët me forcat e NATO-s për integrime euroatlantike./start/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 7 here
  • babloku E marte 9 Mars 2010 17:12

    brravo qeverija e THAQIT se qeshtu duhet mu kan i vendosur per trimat e liris e mos te mendojn keta nderkomtaret se munden me lujt ne .Se tash ne jemi qe dy vite shtet e ne punojm per shtetin ton ju lumte qeverie THAQIT

    Reply

  • Komentuesi E marte 9 Mars 2010 17:29

    Te lumte Kuēi. Mos bini menjeher aq poshte dhe me kerku falje, kur nuk keni se per cfar me kerku. Kerkim falje dmth. pranim i fajit, ndersa mbas mendimit tim, FSK ska bere asnje faj, perkundrazi ka respektuar ne nje far menyre heronjt e vendit per te cilen cfar do qe bejm eshte e pakte, por inshallah shperblimin e merituar do e ken nga ana e Zotit xh.sh. Amin.

    Reply

  • hekurani E marte 9 Mars 2010 20:01

    tash po i vie era shtet e ku o ai Albin Kurti se ia ka fillu mi pelqy karrikat e qeveritarve, se ska shtet ska ksi a asi po qe treni veq ka fillu me ec normal jo me shpejtesi te deshiruar por kryesorja po eccc..........

    Reply

  • Muslimi-1 E marte 9 Mars 2010 23:48

    Kjo eshte nje marveshje mes qeveris dhe kforit ne menyr qe qeverija te fitoj besimin e popullit qe ne kinse vendosim vet per vete,kto instuticione jane kuklla te perendimit e dime fort mire sdi kane po mundohen me e genjy hehe moti i kem ni kto fore na.

    Reply

  • dema E mėrkure 10 Mars 2010 12:34

    ju kini kerku ju falje mas kamerav se ku duhet me koqit ju aty deshtoni jena msu ma me politika te juve more kuq..........

    Reply

  • E mėrkure 10 Mars 2010 14:40

    lajm ma i ri TERMET para dy minutave kadderaALLAH ma shae feal

    Reply

  • Ushtaraku E mėrkure 10 Mars 2010 16:28

    Po me doket don me ardh koha mi ra pishmonit NATO kujt i ka ndihmu,e Zoti mos e bofte mu largu KFOR-i prej Kosoves se as per 24 ore ka mu qpraz Kosova,e prej te pareve ka me qene Hajredin Kuqi.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve