Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Kuptimi i vėllazėrisė universale

“Asnjėri prej jush nuk ka besuar, derisa tė dojė pėr vėllanė e tij atė qė do pėr vete”.

E shtune 28 Janar 2012 14:21

 

Pyetje: “Imam Neveviu në librin e tij “Dyzet hadithe”, në hadithin e tretë, flet për vëllazërinë. Ai thotë se ukhua nënkupton birin e Ademit (d.m.th. e gjithë njerëzimit). A mund të më thoni diçka më tepër për këtë hadith dhe çfarë kanë thënë dijetarët e tjerë për kuptimin dhe nënkuptimet e tij?

Përgjigje: Hadithi është i Enes Ibn Malikut (Zoti qoftë i kënaqur me të!): "la ju'minu ehadukum hatta juhibbe liehihi ma juhibu linefsihi". Kuptimi në shqip: “Asnjëri prej jush nuk ka besuar, derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete”. (Transmetohet nga Ebu \'Aëana, el-Tajalisi, Ahmedi, \'Abd bin Hamid, ed-Darimi, Buhariu, Muslimi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu, Nesa\'i, er-Rujani, Ebu Ja\'la, Ibn Hibbani, Taberani, el-Kuda\'i, Bejhekiu, Ibn ebi Shejba dhe  Dejlemiu me ndryshime).

Sipas autorit të famshëm të Risala në fikhun maliki, Imam Ebi Zejd el-Kajrauani – ashtu si transmetohet nga Imam Neveviu në “Minhaxhin” e tij të haditheve [2:210] – ky është hadithi i fundit i katër haditheve që përbëjnë atë që njihet si “përmbledhja e adabit (moralit të mirë [Xhima\' Adab el-Khajr]. Tre të parat janë:
1. Të flasësh pak;
2. Të shohësh punën tënde;
3. Të mos zemërohesh.
Në fakt, sipas disa dijetarëve të mëparshëm dhe aktualë ky hadith është një prej parimeve kryesore të fesë sonë dhe mënyrës së jetesës. [Usul ed-Din].

Që në fillim duhet të theksohet, se të gjithë dijetarët pajtohen se “imani” në tekstin e këtij hadithi duhet të përcaktohet dhe ajo që i mohohet imanit këtu është në fakt “imani i plotë” [kemal/temm/nihajat/hakikat el-Iman], jo imani apo besimi në vetvete. Prandaj myslimani nuk duhet të diskutojë nëse ka iman apo jo, kur ai ose ajo nuk e do “vëllanë” e tij (domethënë nuk është çështje e myslimanit kundër kafirit).

Imam Neveviu dhe Imam Ibn el-\'Imadi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), ishin prej atyre dijetarëve, që e kuptuan vëllazërinë në këtë Hadith (nga shprehja: li-ekhihi [vëllanë e tij] si fjalë që përfshin gjithë njerëzimin, d.m.th. vëllazërinë e njerëzimit (në një  tjetër koment, vëllazëria u referohet vetëm myslimanëve). Faktikisht, Imam Nexhmudin et-Tufi, komentuesi (mufesir) hanbeli, përdori shprehjen "mehabbet el-insan" [dashuria për njerëzimin]. [Tufi, Ta\'yin, 125].

Nënkuptimi i mehabbe [dashurisë] përsa i përket vëllazërisë, nëse merret me kuptimin universal (për njerëzimin) ose në kuptimin e kufizuar (për myslimanët), është se ne dëshirojmë për tjetrin atë që duam për veten tonë.  Kështu në rastin e myslimanëve dëshira jonë është që ai të mbetet në Islam, ndërsa për jomyslimanin është të hyjë në Islam. Sigurisht motivimi për këtë dashuri duhet të jetë interesimi i sinqertë dhe shpërblimi në botën e përtejme. Në fakt sipas Imam Gazaliut, ky parim është thelbi i paqshmerisë domethënë të jesh në paqe me pjesën tjetër të krijimit, që përfshin sjelljen e mirë ose moralin e mirë mes njerëzve. “Kulmi i moralit të mirë, - thotë imam Gazaliu, - është se ti nuk i ngarkon njerëzit sipas kënaqësisë tënde, por ngarkon veten tënde sipas kënaqësive të tyre, për aq kohë sa ata nuk e shkelin sheriatin”. [Ghazali, O ti Djalosh (ejuhel Veled, 131)]

Shpjegimi më i arsyeshëm i këtij hadithi, në të vërtetë, është dhënë nga mbledhësi i haditheve, vetë Imam En-Neveviu (dhe i njëjti koment u tregua sërish më vonë, por iu atribua një juristi tjetër shafii, pedantit Ibn el-\'Imad): "Është më mirë që hadithi i profetit të interpretohet në kuptimin e vëllazërisë universale, sepse kështu përfshin myslimanët dhe jomyslimanët. Si rrjedhim, ai do për vëllain e tij jomysliman atë që do për vete, domethënë që ai të pranojë Islamin; po ashtu siç do që vëllai i tij mysliman të jetë gjithmonë në fenë islame. Për këtë arsye rekomandohet të lutesh për udhëzim hyjnor për jomyslimanët”. [Neveviui, Sharh Arba\'in, 123].

Le ta mbyllim me një version tjetër të këtij hadithi, që është i përshtatshëm për diskutimin tonë dhe ky është versioni i muxhtehidit Imam Ahmedit (si dhe i Abu Ya\'las, Ibn Hibbanit, dhe al-Rafi\'it – ky i fundit me sa duket e ka marrë nga Ibn \'Umeri; Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë!): La jeblugu abdun hakikatel imani hatta juhibbe linnasi ma juhibbu linefsihi minelhajri. - “Njeriu nuk e arrin imanin e vërtetë, derisa të dojë për njerëzit (e tjerë) atë që do për vete prej të mirave”.

Ky version i ka tre kushtet që janë të nevojshme për mësuesin që t’ua shpjegojë dhe t’ua mësojë nxënësve këtë hadith: E vërteta (Hakika), njerëzit (Nas), dhe hajri (Khajr).
Kjo tregon përse ne nuk duhet të kufizohemi vetëm tek leximi i një hadithi ose ajeti kuranor fjalë për fjalë apo me nxitim: sepse kështu dëmtojmë veten tonë!


Allahu na ruajt nga e keqja dhe na dhëntë durimin të hapim zemrat dhe mendjet tona: Amin!

Muhammad Afifi al-Akiti, Oxford


---------------------------------
Bibliografia

Gazaliu. “Ejuhel Veled”. Botuar nga Ali Muhyi al-Din \'Ali al-Qarahdaghi. Kajro: Dar al-I\'tisam, 1983.


Neveviu. Minhaxh fi Sharh Sahih Muslim. Botuar nga Ëehbeh Zuhejli dhe \'Ali \'Abd al-Hamid Abu l-Khayr. 7 vol. Damask: Dar al-Khayr, 1994.


Neveviu. Sherh el-erba\'in Hadithan el-Navavije. Botuar nga \'Abd al-\'Aziz \'Izz al-Din al-Sayrawan. Beirut: Dar Qutayba, 1990.


Tufi. Et-Tejin fi Sherh el-Erba\'in. Botuar nga Ahmad Hajj Muhammad \'Amman. Mecca: al-Maktaba al-Makkiyya, 1998.

/AO/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • a E shtune 28 Janar 2012 17:11

    Hadithin qe e e jeni shenu ne arabqe shikojeni se keni bere nje gabim te madh

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve